• e premte, 08 nëntor 2024

Deri në orën 11 votuan 24,89 për qind nga votuesit e evidentuar në Komunën e Probishtipit

Deri në orën 11 votuan 24,89 për qind nga votuesit e evidentuar në Komunën e Probishtipit

Shtip, 8 maj 2024 (MIA) - Me përqindje më të madhe të daljes në vendvotime është Komuna Probishtip, ku deri në orën 11 kanë votuar 24,89 për qind e votuesve të evidentuar. Kryetari i KKZ-Shtip, Viktor Vacev theksoi se deri te ata nuk kanë arritur ankesa apo kundërshtime nga votuesit apo anëtarët e 74 këshillave zgjedhorë.

 

Në Komunën Karbinci po votohet qetë, ndërsa MIA ishte në fshatin Radanje, ku të drejtë vote kanë 386 votues. Në këtë fshat prej dekadash jetojnë sëbashku maqedonas dhe turq. Tetëdhjetë e tetë vjeçarja Luba Angelova tha se me fqinjët e saj respektohen. Për Pashkët e kanë vizituar, ndërsa edhe ajo për Bajram ishte në bakllavë. 

"Asgjë nuk na mungon, kemi rrugë, ujësjellës dhe kanalizim. Me asnjë fqinj nuk jemi grindur. Kështu edhe le te mbetet", tha Angelova. 

 Në rajonin lindor, përqindja e daljes në orën 11 për zgjedhjet presidenciale është pothuajse identike me përqindjen e pjesëmarrjes për zgjedhjet parlamentare.

 Qytetarët që votuan dërguan një mesazh të qartë se secili duhet ta ushtrojë të drejtën e votës me dinjitet. qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR