• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deri në orën 11 në Prilep kanë votuar 18,9 për qind për zgjedhjet presidenciale, 18,19 për zgjedhjet parlamentare

Deri në orën 11 në Prilep kanë votuar 18,9 për qind për zgjedhjet presidenciale, 18,19 për zgjedhjet parlamentare

Prilep, 8 maj 2024 (MIA) - Votimi në Prilep po zhvillohet pa probleme dhe pa ndërprerje, informojnë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve. Deri në orën 11 të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale e kanë shfrytëzuar 18,09 për qind, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 18,19 për qind e votuesve të regjistruar. Votohet në 142 vendvotime. Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 62 169, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 62 271 qyetetarë me të drejtë vote.

Në krahasim me votimin e 24 prillit, përqindja e pjesëmarrjes është e ngjashme. Atëherë votuan 17,26 për qind e votuesve.

Në Krushevë, Krivogashtan dhe Dollneni votimi po zhvillohet pa ndërprerje dhe pa probleme.

Sot deri në orën 11 në Krushevë kanë votuar 19,57 për qind, ndërsa dy javë më parë kjo përqindje ishte 20,38 për qind.

Në komunën multietnike të Dollnenit sot deri në orën 11 të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale e kanë shfrytëzuar 6,43 për qind, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 8,69 për qind e votuesve. Kjo përqindje e pjesëmarrjes më 24 prill ishte 7,6 për qind. 

Në Krivogashtani deri në ora 11 kanë votuar 12,31 për qind për zgjedhjet presidenciale dhe 12,04 për qind për zgjedhjet parlamentare. Në rrethin e parë jehona e votuesve ishte 14,43 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 



QËNDRONI TË LIDHUR