• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deri në mars sipas gjitha gjasave do të realizohen dy rritje lineare të pensioneve, paralajmëroi Mickoski

Deri në mars sipas gjitha gjasave do të realizohen dy rritje lineare të pensioneve, paralajmëroi Mickoski

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski sot konfirmoi se për rritjen e pensioneve do të duhet të pritet rishikimi i Buxhetit, për çka ai dhe ministrja e Financave, siç tha, punojnë në mënyrë intensive dhe i cili është paralajmëruar për në mes të korrikut. Paralajmëroi dy rritje lineare edhe atë me nivelizimin në shtator dhe tjetrin në mars. 

"Absolutisht. Dhe nga ajo që mund ta shoh, edhe me buxhetin fillestar që është miratuar për këtë vit mungojnë rreth 2,5 miliardë denarë. Do të kemi ndoshta dy rritje lineare me shumë mundësi. Kjo do të konfirmohet nesër ose pasnesër. Kemi dy, njëra me nivelim tani në shtator rritje lineare prej 2.500 denarë dhe tjetra do të jetë në mars 2.500 denarë të tjera. Së pari duhet të sigurojmë rreth 40 milionë euro me ribalancimin prej 2,5 miliardë denarë rreth 40 milionë euro. Në këtë buxhet mungojnë ato para. Janë shpenzuar për gjëra për të cilat mendoj se do të merren shumë organet hetimore në periudhën e ardhshme. Dhe 2,5 miliardë denarë shtesë janë gati për këtë rritje fillestare tani, që do të jetë në shtator, për këta tre muaj shtator, tetor, nëntor, sepse atëherë do të paguhen pensionet. Pjesa tjetër do të jetë në mars dhe me këtë premtimi ynë për rritje lineare të pensioneve prej 5.000 denarë në vitin e parë do të realizohet edhe më herët. Nuk do të jetë deri në qershor, por deri në mars", tha Mickoski, i cili ishte në vënien e gurthemelit të një shkolle në Draçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR