Deri në fund të vitit zgjidhje e mundshme kadrovike për disa nga PDK-të që mbetën pa ambasadorë
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pret që deri në fund të vitit të ketë zgjidhje të caktuara kadrovike për disa nga Përfaqësitë diplomatike-konsullore të vendit ku disa vende ambasadorësh janë të lira.
- Post By Fami Bajrami
- 15:16, 14 dhjetor, 2024
Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pret që deri në fund të vitit të ketë zgjidhje të caktuara kadrovike për disa nga Përfaqësitë diplomatike-konsullore të vendit ku disa vende ambasadorësh janë të lira.
Siç informoi ai sot, konsultimet janë duke u zhvilluar, por për shkak të konfidencialitetit të procesit, ende nuk mund të përmenden emra konkretë.
Sipas Mucunskit, funksionimi i PDK-ve konkrete, edhe pse janë pa ambasadorë, nuk vihet në pikëpyetje.
"Është e vërtetë se një numër i madh i pozitave të shefave të përfaqësive tona diplomatike-konsullore janë të lira. Kjo nuk do të thotë se do të çrregullohet funksionimi i këtyre PDK-ve, sepse aty kemi tashmë diplomatë me tituj të lartë diplomatikë të cilët gjatë kësaj periudhe do të kryejnë detyrën e tyre me efikasitet dhe profesionalizëm të plotë. Është duke u zhvilluar proces i konsultimit dhe pres që për disa PDK dhe para fundit të këtij viti të kemi zgjidhje të caktuara kadrovike, por kjo në sferën e posteve të ambasadorëve është një proces i rregulluar strikt dhe konfidencial, ndaj do të nuk mund të përmend emra. Ju siguroj se sa më shpejt që të jetë e mundur do të plotësohen të gjitha vendet kyçe, ndërsa në vitin 2025 edhe për t'i plotësuar të gjitha PDK-të tona me ambasadorë apo konsuj", ka thënë Mucunski.
foto/video: MIA