• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deri në fund të muajit publiku mund të përfshihet në përgatitjen e pesë ligjeve nga arsimi

Deri në fund të muajit publiku mund të përfshihet në përgatitjen e pesë ligjeve nga arsimi

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) – Deri në fund të shtatorit publiku mund të marrë pjesë me sugjerime lidhur me pesë propozim-ligjet nga sfera e arsimit të cilët janë publikuar në sistemin qeveritar ENER (Regjistri i Vetëm Kombëtar i Rregulloreve).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje që publiku të përfshihet që të krijohen zgjidhjet më cilësore me të cilat, siç bën të ditur “ do t`i avancojnë shërbimet arsimore dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor”

Bëhet fjalë për Propozim-ligje krejtësisht të reja për arsimin e mesëm; për arsimin  profesional dhe trajnim dhe për arsimin e të rriturve, si dhe Ligjet për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Arsimin Fillor dhe Ligjit për Kornizën Kombëtare për  Kualifikime.

Propozim-zgjidhjet janë përgatitur nga grupet punuese të formuara me vendim të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në të cilët marrin pjesë përfaqësues të MASH-it dhe shumë  institucione të tjera kompetente, ekspertë dhe profesionistë të felës mësimdhënëse dhe akademike.

"Duke pasur parasysh se zgjidhjet ligjore më të mira dhe më efektive sillen ekskluzivisht përmes qasjes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara,MASH-i inkurajon qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e rregullativës ligjore në fushën e arsimit dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor", bën të ditur MASH-i në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e saj.

Sugjerimet dhe propozimet për plotësimin/ndryshimin e zgjidhjeve ligjore dorëzohen nëadresën elektronike zakonskaregulativa@mon.gov.mk, ndërsa  mundësia  është e hapur deri në fund të muajit shtator. fc/

Fotografia:Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR