• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deri në fund të ditës mot i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe breshër

Deri në fund të ditës mot i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe breshër

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Sinoptikanët paralajmërojnë se sot nga orët e mesditës, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe lindore, moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për paraqitje të izoluar të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe breshër. 

"Për shkak të pranisë së masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme të punës në orët e pasdites kryesisht në pjesët jugore do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit", thonë nga DPHM.

Në Shkup dhe rajon, sot dhe gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të kohëpaskohshëm i shoqëruar me bubullima dhe në disa lugina me kushte për paraqitje të motit të ligë.

DPHM rekomandon kujdes më të madh në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike, të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR