• e premte, 27 dhjetor 2024

Deri më 10 dhjetor pjesa më e madhe e amvisërive do të kenë tarifë të lirë ditore të energjisë

Deri më 10 dhjetor pjesa më e madhe e amvisërive do të kenë tarifë të lirë ditore të energjisë

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike fillon me zbatim nga 1 dhjetori në periudhën nga ora 13 deri në 15 dhe në 10 ditët e para të dhjetorit, pjesa më e madhe e konsumatorëve, gjegjësisht pjesa më e madhe e amvisërive do të kenë qasje në tarifën e lirë, konfirmoi sot kryetari i Komisionit rregullator të energjetikës (KRE), Marko Bislimoski.        

"Sistemi tarifor për tarifë të lirë ditore është marrë që në në qershor, është publikuar në "Gazetën zyrtare", nuk ka kurrfarë ndryshimi dhe e gjithë kjo do të fillojë dhe do të funksionojë në mënyrë të përsosur. Do të thotë se nuk ka kurrfarë probleme. Tarifa e lirë do të vendoset dhe ky do të jetë lajmi i mirë për qytetarët, sidomos për pensionistët, të cilët në periudhën e kaluar thanë qartë se kjo u ndihmon shumë në standardin e tyre dhe nga kjo nuk ka lëshime", tha Bislimoski në përgjigjen e pyetjes para fillimit të Forumit ekonomik "Nga kriza në zgjidhje: A jemi bërë ekonomi më rezistente sot? në organizim të Fajnens Think.

Theksoi se konsumatorët duhet t'i besojnë KRE-së.

"Ne nuk ikim, me secilin që dëshiron të bisedojë në këtë temë do të bisedojmë, do të bindemi, do të dëshmojmë, por shumë herë deri më tani kemi dëshmuar se atë që e kemi thënë ajo edhe është realizuar. Si do të jetë në periudhën nuk varet vetëm nga KRE-ja, varet nga shumë faktorë. Çka mundet të ndërmarrë KRE-ja si në rastin me ngrohjen qendrore do të ndërmerr që të mos lejojmë tronditje të çmimeve për konsumatorët në vend", potencoi Bislimoski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR