• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deputetja Zendeli në mbledhjen e Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim në Paris

Deputetja Zendeli në mbledhjen e Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim në Paris

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Deputetja Arta Bilalli Zendeli, anëtare e Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, më 14 dhe 15 shtator në Paris, Francë, merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim. 

Ky Komision përpiqet të promovojë mundësi të barabarta dhe është i përkushtuar në luftën kundër diskriminimit të të gjitha llojeve. 

Siç bëri të ditur Kuvendi, rendi i ditës i mbledhjes përfshin debatet dhe miratimin e draft-raporteve për më tepër tema: parandalimi dhe lufta kundër dhunës ndaj grave me aftësi të kufizuara, racizmi institucional i organeve për zbatimin e ligjit kundër romëve dhe udhëtarëve, tejkalimi i diskriminimit ndaj të moshuarve, si dhe situata e grave në ekonomi: punësimi, sipërmarrësia dhe buxhetimi gjinor. 

Anëtarët e Komisionit po shqyrtojnë edhe raportin vjetor të Komisionit Evropian kundër racizmit dhe mostolerancës për vitin 2022 në lidhje me mostolerancën në Evropë, si dhe mbahet debati i përbashkët me rrjetin parlamentar "Gratë e çliruara nga dhuna" për dhunën gjinore - çështjа e pëlqimit. Draft-raportet e miratuara do të votohen në seancat e ardhshme plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.  

 Në fillim të mbledhjes së Komisionit, fjalim mbajti kryetari i Organizatës, Tini Koks, i cili e theksoi rëndësinë e punës së këtij trupi të punës, i cili rezulton me progres të madh të arritur në dekadën e fundit në legjislacionin në vendet anëtare me qëllim të promovimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.

 Në mbledhjen e Komisionit shqyrtohet edhe programi i punës, i cili përfshin raportin për “Rregullat globale për eliminimin e të gjitha formave të shtypjes fetare” që në emër të Komisionit është përgatitur nga raportuesja Arta Bilalli Zendeli. Në mbledhje të veçantë me sekretariatin e Komisionit, u përcaktua dinamika e hartimit të tekstit, si dhe të gjitha aktivitetet dhe aspektet e ardhshme që do të trajtoheshin. Është paraparë që Bilalli Zendeli të prezantojë informacionin hyrës për këtë temë para anëtarëve të Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim tashmë në sesionin e tetorit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksojnë nga Kuvendi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR