• e premte, 27 dhjetor 2024

Deputetja Llasovska dhe Ademi në Asamblenë e 62-të të përgjithshme të PABSEK-ut

Deputetja Llasovska dhe Ademi në Asamblenë e 62-të të përgjithshme të PABSEK-ut

17 nëntor 2023 

Pjesëmarrja e deputeteve Llasovska dhe Ademi në Asamblenë e 62-të të Përgjithshme të PABSEK-ut

Bllagica Llasovska dhe Vjollca Ademi, anëtare të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), po marrin pjesë në Asamblenë e 62-të të Përgjithshme të PABSEK-ut, që mbahet nga 16 deri më 17 nëntor në Kiev, Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme u hap nga Ruslan Stefançuk, Kryetar i Kuvendit të Ukrainës, dhe Volodimir Zelenski, President i Ukrainës, që mbajti fjalim përmes video-mesazhit.

Përveç tyre, fjalim mbajti edhe Asaf Hadzhiev, sekretar i përgjithshëm i PABSEK-ut, ndërsa Fatih Domez, shef i Delegacionit të Turqisë, e përcolli mesazhin e Hakan Fidanit, kryetar i BSEC dhe ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në kuadër të debatit të përgjithshëm me temën “Forcimi i rolit të asambleve parlamentare në avancimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Detit të Zi bazuar në parimin e respektimit të ndërsjellë të integritetit territorial dhe sovranitetit”, Bllagica Llasovka, si përfaqësuese e Delegacionit tonë, theksoi se rajoni i Detit të Zi është udhëkryq kulturash, qytetërimesh dhe interesash. Rëndësia e saj gjeopolitike nuk mund të mohohet, pasi shërben si urë lidhëse midis Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme.

Agresioni rus kundër Ukrainës është çështje shqetësuese e thellë që ka pasur implikime të gjera për rajonin dhe botën. Ngjarjet që ndodhën në Ukrainë shërbejnë si kujtesë e fortë e rëndësisë së respektimit të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve dhe kërkimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve.

Duke pasur parasysh këtë, është thelbësore që ne, si deputetë, të luajmë rol kryesor në nxitjen e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit, të udhëhequr nga parimet e respektit të ndërsjellë për integritetin territorial dhe sovranitetin.

Bashkëjetesa paqësore e kombeve në rajonin e Detit të Zi dhe më gjerë është parim themelor që duhet ta mbështesim.

Duke forcuar rolin e parlamenteve në avancimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Detit të Zi, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për popujt tanë dhe të sigurojmë që Deti i Zi të bëhet simbol i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, përfundoi ajo.

Në Sesionin e Parë pas miratimit të rendit të ditës, u diskutua për përcaktimin e kuorumit për mbledhjet e kuvendit dhe për çështjet procedurale të Asamblesë së Përgjithshme. U miratuan akreditivët e rinj, u miratua vendimi për shtimin e numrit të nënkryetarëve dhe u prezantuan kandidatët për nënkryetarë, sekretar të përgjithshëm, zëvendëssekretar të përgjithshëm të ngarkuar për marrëdhëniet ndërparlamentare dhe protokollin, si dhe u miratua vendimi se si të veprohet me zgjedhjen e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të ngarkuar për çështjet administrative dhe financiare.

Më pas, u miratua stenogrami i Asamblesë së 61-të të Përgjithshme të mbajtur më 5 maj në Ankara, u miratua Raporti i Progresit të Asamblesë Parlamentare dhe u miratua vendimi për

riorganizimin e Sekretariatit Ndërkombëtar.

Në Sesionin e Dytë u miratua vendimi për rritjen e numrit të nënkryetarëve nga 7 në nëntë dhe u zgjodhën 4 nënkryetarë - përfaqësues nga delegacionet e Shqipërisë, Gjeorgjisë, Rumanisë dhe Turqisë.

 

Asaf Hadzhievit iu dha edhe një mandat si sekretar i përgjithshëm, ndërsa u vendos që të përsëritet procedura për zgjedhjen e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të ngarkuar për marrëdhëniet ndërparlamentare dhe protokollin.

 

Po ashtu, sekretari i Komisionit për Kulturë, Arsim dhe Çështje Sociale ishte zgjedhur edhe për një mandat, ndërsa emërimi i sekretarit të Komisionit për Çështje Juridike dhe Politike ishte shtyrë për sesionin e radhës.

 

Pas zgjedhjeve, Asambleja e miratoi Buxhetin për vitin 2024 dhe e zgjodhi Komisionin për Buxhet.

 

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme mbajtën mbledhje edhe Komisioni për Kulturë, Arsim dhe Çështje Sociale, Komisioni për Ekonomi, Tregti dhe Financa, Komisioni për Teknologji dhe Çështje Ekologjike dhe Komisioni për Çështje Juridike dhe Politike, ku raportet dhe rekomandimet përkatëse u shqyrtuan dhe miratuan.

 

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme, nga sekretari i përgjithshëm, Llaxar Komanesku, u njoftuan edhe për aktivitetet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi.

 

Përpara përfundimit të Asamblesë, kryesimi i PABSEK-ut iu dorëzua Republikës së Shqipërisë.

Puna e Asamblesë së 62-të të përgjithshme u përmbyll me fjalimin e Ruslan Stefançuk, kryetar i Kuvendit të Ukrainës.

Sektori për marrëdhënie me opinionin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

_______________________________________________________________________________________ 

MIA këto foto i publikon në formën integrale dhe origjinale.

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së veriut

QËNDRONI TË LIDHUR