• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deputetja Dauti përsëri nuk lejoi që ligji për "branitellat" të vendoset në rend të ditës të Komisionit për politikë sociale

Deputetja Dauti përsëri nuk lejoi që ligji për

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Në Kuvend përsëri nuk u mbajt seanca e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi kryetarja Ilire Dauti, duke iu referuar nenit të Rregullores, refuzoi ta vendos në votim propozimin e Jovanka Trençevskës nga LSDM-ja, që si pikë të parë në rend të ditës të jenë ndryshimet e ligjit për "branitellat".

Dauti, e cila është deputete e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Evrpopian, duke iu referuar nenit 176 nga Rregullorja e Kuvendit përsëriti se koha për vendosje të këtij Ligji në rend të ditës të Komisionit, i cili e kaloi nevojën për miratim në seancë plenare, ka kaluar.

"Nuk ka asnjë nen të Rregullores, i cili mua më obligon një pikë të tillë të shtoj në rendin e ditës", tha Dauti.

Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e akuzoi Dautin se disa herë, duke e keqpërdorur pozitën e saj, ka hyrë në diskutim edhe për thelbin e ligjit dhe me këtë ka shkelur sërish Rregulloren dhe Kushtetutën, duke i vënë në pozitë të pabarabartë të gjithë anëtarët e Komisionit. 

"Rreth procedurës kur i citoni nenet, sipas të cilëve thoni se afati ka kaluar, ka një nen nga Rregullorja, i cii thotë se kur një deputet do të parashtrojë propozim për plotësimin e rendit të ditës pa debat, në pajtim me nenin 83 nga Rregullorja, ju jeni të obliguar ta vendosni atë në sqarim, respektivisht në votim", tha Petrovska.

Deputetja e LSDM-së tha se ky ligj nuk është asgjë nga ajo që ata po përpiqen të paraqesin për rritjen e tensioneve, etj.

"Ky nuk është ligj i ri. Ai vetëm modifikon të drejtë, të cilin Parlamenti i këtij vendi në një përbërje tjetër e miratoi në vitin 2002. Këto të drejta, të cilat vetëm rirregullohen me propozim ligjin, tashmë janë në fuqi, por nuk janë të të rregulluara për një pjesë të familjeve të pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Rrjedhimisht, edhe në vet ligjin, i cili tahsmë është në fuqi, kjo kategori e qytetarëve për të cilët ju angazhoheni të zgjidhen me këtë ligj, në thelb janë shënuar si kategori e posaçme, respektivisht si disa, të cilët kanë luftuar kundër shtetit", tha Petrovska.

"Ligji i tillë në formë siç e keni propozuar ju, shkruani diku që ta mbani mend, përmes mua nuk do të kalojë. A kuptoni? Nuk kalon", tha Dauti, duke shtuar se në se një herë është bërë lëshim në ligjin, i cili paraprakisht është miratuar, nuk do të thotë se duhet të vazhdohet me lëshime tjera.

Ajo shtoi se ligji duhet të tërhiqet dhe në të, të vendosen edhe pjesëtarët e UÇK-së.

Seanca është ndërprerë dhe nuk dihet kur përsëri do të konvokohet.

Në rendin e propozuar të ditës të këtij Komisioni ishte propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistër të posaçëm për personat e dënuar me aktgjykim të plotëfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të minorenëve dhe pedofilisë, në lexim të parë. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR