• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Deputet në NJZ6 arrihet me 6 662 vota, në NJZ1 me 9 018

Deputet në NJZ6 arrihet me 6 662 vota, në NJZ1 me 9 018

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Gjithsej 2 356 vota paraqet dallimi për t'u bërë deputet në Njësinë zgjedhore 6 ku nevojiten 6 662 vota dhe Njësinë zgjedhore 1, ku nevojiten më së shumti vota të qytetarëve, përkatësisht 9 018. Në rast të një njësie zgjedhore secili nga 120 deputetët do të vlente nga 8 088 vota.

Këtë e tregon analiza e MIA-s e numrit të përgjithshëm të votave që i fituan partitë në secilën prej gjashtë njësive zgjedhore në Zgjedhjet parlamentare 2024 të ndarë me numrin e mandateve.

Në Njësinë zgjedhore 2, një deputet kushton 8 577 vota, diç më pak se në Njësinë zgjedhore 3 - 8 035 vota dhe 8 264 në Njësinë zgjedhore 4.

Njësia zgjedhore 5 është vendi ku një deputet fitohet me 7 959 vota të qytetarëve.

Simulimi i rezultateve zgjehdore nga Zgjedhjet parlamentare 2024, sipas Modelit të Dontit, nëse i tërë shteti do të ishte një njësi zgjedhore, tregojnë se VMRO-DPMNE do të kishte dy më pak nga mandatet e fituara, përkatësosht 56, LSDM plus një (19), BDI dy më pak, apo 17, VLEN njejtë si tnai - 13, E Majta plus dy deputetë (8) dhe ZNAM një më shumë, apo shtatë deputetë. Në rast të një njësie zgjedhore secili deputet do të vlente 8 088 vota. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR