Deputetët e VMRO-DPMNE-së Stojanoski dhe Jarevski i tërhoqën të gjitha amandamentet e propozuara për ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese
- Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot vazhdoi me debatin e amandamenteve për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, parashtruar nga Qeveria. Në fillim të mbledhjes së Komisionit, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski kërkoi të tërhiqen të gjitha amandamenetet e parashtruara nga ai dhe nga kolegu deputet, Toni Jarevski.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:29, 11 janar, 2024
Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot vazhdoi me debatin e amandamenteve për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, parashtruar nga Qeveria. Në fillim të mbledhjes së Komisionit, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski kërkoi të tërhiqen të gjitha amandamenetet e parashtruara nga ai dhe nga kolegu deputet, Toni Jarevski.
"Kërkoj të tërhiqen me qëllim që më shpejtë drejt amandamenteve të propozuara nga shumica, kështu që të shohim për atje si do të deklarohet shumica, dhe për të diskutuar për të diskutuar për atë që e kërkojnë deputetët me amandamentet të cilat janë parashtruar nga ata", tha ai.
Në mbledhje u refuzuan edhe tre amandamente të propozuara nga deputetja Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin.
Deputetja Vjollca Ademi nga BDI kërkoi pauzë për shkak se dëshiron të propozojë amandament në Komision dhe u nevojitet kohë për t'u përgatitur për amandamentin. Pas kësaj kërkese të saj, kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi dha pauzë prej gjysmë ore.
Stojanoski theksoi se është hipokrite të thonë pushteti se dëshirojnë t'i mbrojnë nxënësit she me atë rast në këtë ligj lejojnë bixhoz onlajn em kurfarë ndalese për ku mund të implementohet ajo.
Me Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese i cili është propozuar nga Qeveria, propozohet kufizimi i hapësirave në të cilat organizohen lojërat elektronike të fatit, përkatësisht të mund të organizohen vetëm në hapësira të lojërave të posaçme të fatit për të cilat kanë marrë pajtueshmëri nga Ministria e Financave.
Me qëllim që të ulet hapja e pakufizuar e pikë-pagesave afër bastoreve përkatësisht e hapësirave afariste afër klubeve automatike, e me atë edhe të pamundësohet qasja e lehtë e popullatës drejt lojërave të fatit, propozohet vendosja e kufizimit të numrit të pikë-pagesave të bastoreve me licencën e dhënë, si dhe kufizim i numrit të hapësirave afariste të klubeve automatike që hapen me një licencë të dhënë dhe vendosje të kompensimit për çdo pikë-pagesë të re për bastore dhe për çdo hapësirë të re afariste për klub automatik.
Me ligjin, mes tjerash parashihet bashkëpunëtorët e shoqatës e cila ka parashtruar kërkesë për licencë apo të cilët dëshirojnë të hyjnë në shoqatë ekzistuese e cila ka licencë për lojëra të fatit duhet të posedojnë reputacion, hapësira afariste në të cilat organizohen lojëra të fatit në bastore dhe klub automat, tombolla e llojit të ,byllur dhe lojërat elektronike të fatit duhet të ndodhen në largësi jo më të vogël se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu propozohet mënyra e matjes së distancës me rregullore të caktuar nga ministri i Financave dhe të vendoset sistem mbikëqyrës informues për organizuesit e lojërave elektroniek dhe të internetit të fatit. Rritet edhe kompensimi mujor për lojërat e lotos dhe ato elektronike të fatit, ndërsa lojërat elektronike të fatit do të mund të organizohen në hapësira ku organizohen lojërat e posaçme të fatit për të cilat kanë marrë pëlqim nga Ministria e Financave. Vendoset mënyrë e re e përllogaritjes dhe pagesës së taksës së posaçme tek organizuesit e lojërave të posaçme të fatit (kazino, bastore dhe klube automat), rritet kompensimi për dhënie të licencës për bastore prej 105.000 euro në 200.000 euro dhe kufizohet numri i pikë-pagesave në 25 me një licencë të dhënë. Për çdo vend tjetër pagese mbi 25, organizuesi di të duhet të paguajë kompensim në shumë prej 10.000 eurove, ndërsa rritet edhe kompensimi për dhënie të licencës për klub automat prej 78.750 euro në 100.000 euro. Licenca për organizom të lojërave të fatit në klub atomat i referohet tre hapësirave afariste dhe vendoset kompensim prej 30.000 eurove. Prëforcohet edhe rregullativa në pjesën e lojërave të internetit të fatit me implementim të rekomandimit të Rekomandimit të Komisionit për parimet për mbrojtje të konsumatorëve dhe lojtarëve të shërbimeve onlajn për bixhoz dhe për parandalim të të miturve nga bixhozi përmes internetit. ab/
Foto: МIА Arkivi