• e shtunë, 23 nëntor 2024

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë për ndërrim të Gashit për shkak se është gjetur përgjegjësia dhe ka padi penale

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë për ndërrim të Gashit për shkak se është gjetur përgjegjësia dhe ka padi penale

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk konsideron se nevojitet ndërrimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim gashi sepse, siç thekson partia në kumtesë, është locuar përgjegjësia dhe është parashtruar padi penale.

"Institucionet si asnjëherë më parë tani po ndërmarrin masa urgjente dhe të pashtyeshme. Tani ka padi penale, ndërsa në të kaluarën rastet e këtilla fshiheshin", kumtoi VMRO-DPMNE si reagim ndaj interpelancës për punën e Gashit, të cilën sot në Parlament e parashtroi partia E Majta dhe me kërkesë të LSDM-së dje - kryeminsitri Hristian Mickoski urgjentisht ta ndërrojë Gashin nga vendi i kryetarit të Kuvendit.

Incidenti në të cilin para pesë ditëve në Aeroportin e Shkupit mori pjesë shefi i sigurimit të Gashit është një prej shtatë pikave/baza në të cilat partia e Dimitar Apasievit e bazon interpelancën.

Në kumtesë VMRO-DPMNE thotë se për dallim nga e kaluara, "kur askush nuk e lëvizte gishtin", institucionet tani veprojnë dhe ka përgjegjësi të locuar dhe padi penale.

Në kumtesë ceket edhe se lideri i tyre, Hristian Mickoski, ka paraqitur "porosi të qartë se askush nuk është mbi ligjin".

"VMRO-DPMNE dënon dhe do të dënojë çdoherë çfarëdo lloj veprimesh të jashtëligjshme dhe të cilat e proshin rendin, fillimisht do të binden të gjithë se ligjet do të vlejnë njejtë prë të gjithë", shtohet në kumtesën e partisë në pushtet. ab/

Фото: МИА архива
 

QËNDRONI TË LIDHUR