• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kundër propozimit që Keti Petkova të bëhet anëtare e Këshillit të prokurorëve publikë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kundër propozimit që Keti Petkova të bëhet anëtare e Këshillit të prokurorëve publikë

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Në pjesën e pasdites të seancës së 120-të të Kuvendit, mbajtën fjalime vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët e kritikuan propozimin e Keti Petkovës që të zgjedhjet si anëtare e Këshillit të prokurorëve publik. Petkova e lindur në vitin 1962 në Gjevgjeli është magjistre e shkencave juridike, gjashtë vite ka punuar si prokurore publike në PTHP Gjevgjeli, ndërsa tani punon si avokate.

Sipas deputetëve të opozitës, kandidatja petkova është "prototipe se si nuk duhet të duket Këshilli i prokurorëve publik" dhe pyetën se si ajo si anëtare e Këshillit do ta vlerësojë punën e prokurorëve publik kur në vitin 2009 pikërisht nga Këshilli është shkarkuar ngta funksioni prokurore publike për shkak të punës joprofesionale në shërbim

Ata kanë reaguar edhe se në emërimin e saj janë shkelur procedurat – ka kaluar afati dhe është dashur të anulohet shpallja. Sipas Ligjit për Prokurorinë publike, paraqitja e Petkovës është dorëzuar para një viti dhe zgjedhja është dashur të futet në rend dite në Kuvend brenda 30 ditëve nga shpallja. Prandaj, ata konsiderojnë se procedura nuk ka legjitimitet dhe vihet në pikëpyetje kushtetutshmëria e zgjedhjes.

Debati i përgjithshëm për propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publikë është ezauruar dhe do të votohet në mënyrë shtesë. Nesër në orën 12, seanca e 120-të parlamentare do të vazhdojë me diskutimet për pikat e mbetura të rendit të ditës. mb/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR