• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deputetët e së majtës iu bashkuan interpelancës kundër prokurorit publik republikan Joveski

Deputetët e së majtës iu bashkuan interpelancës kundër prokurorit publik republikan Joveski

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Dy deputetët e partisë politike E Majta, Dimitar APasiev dhe Borisllav Kërmov, iu bashkuan si propozues interpelancës për punën e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, e cila paraprakisht ishte parashtruar nga shtatë deputetë të opozitës.

Nga "E Majta" sot përmes kumtesës u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve, edhe nga pushteti edhe nga opozita, ta mbështesin këtë interpelancë dhe së bashku, siç thonë, t'i venë fund paternalizmit të prokurorit publik, Ljubomir Joveski ndaj mafies, ndihmuar nga manjatët dhe funksionarët e korruptuar të pushtetit.

I bëjnë thirrje edhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, sa më shpejtë ta vendosë si pikë në rend dite këtë interpelancë, në mënyrë që nga foltorja e Kuvendit, në mënyrë të argumentuar të mund të diskutojnë për të gjitha, nënvizojnë nga partia, aspektet negative dhe të dëmshme nga mospuna e tij. 

"Bëjmë thirrje se nga vendosja në krye të Prokurorisë publike të RM-së, Joveski me paramendim dhe në mënyrë servile u vendos në rolin e engjullit mbrojtës të krimit të madh të organizuar, përderisa ndjekja penale është e rezervuar vetëm për kryesit e kundërvajtjeve të vogla. Joveski i paaftë dhe senil, i cili pret si shpërblim për dëgjueshmërinë e tij ndaj pushtetmbajtësve të korruptuar, të zgjidhet gjykatës i Gjykatës kushtetuese - e solli këtë institucion të rëndësishëm, të angazhuar ta luftojë krimin, në karrikaturë e cila është varëse e regjimit hibrid antipopullor të kryesuar nga LSD, BDI dhe DPMNE", qëndron në kumtesën e së "Majtës".

Plotësisht, ceket në kumtesë, përgjumja e tij në rastet tragjike "Durmo Turs", "Besa Trans"m Soitlai modular Tetovë, Klinika e onkologjisë dhe shumë të tjera, vetëm i konfirmojnë përshtypjet e opinionit se personi në fjalë, i cili asnjëherë në jetë nuk ak prëfaqësuar ndonjë aktakuzë para gjykatës, nuk është i aftë ta kryejë këtë funksion të rëndësishëm jurudik, kështu që në vend të tij, u ishte lënë gazetarëve hulumtues ta kryejnë punën për të cilën paguhen hetuesit dhe prokurorët - që është e palejueshme. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR