• e shtunë, 23 nëntor 2024

Deputetët e miratuan nevojën me procedurë të shkurtuar të miratojnë disa ligje në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Deputetët e miratuan nevojën me procedurë të shkurtuar të miratojnë disa ligje në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 10 maj 2023 (MIA) - Deputetët në seancën e sotme të 115-të e votuan nevojën me procedurë të shkuruar për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Deputetët i miratuan propozim-ligjet e propozuara nga Qeveria për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor (seksioni: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe Projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafthanë) dhe Korridorin 10 d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Urbanistikë, Ligji për Ndërtim, Ligji për Shpronësimin dhe Ligji për Marrëdhëniet e Punës, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, tha se shumica qeverisëse me miratimin e këtyre propozim-ligjeve të Qeverisë, shkel aktin më të lartë në vend, së bashku me Rregulloren e Kuvendit.

Ai kërkoi që në përputhje me nenin 136, Kryetari i Kuvendit t'i kthejë këto ligje në këtë fazë dhe të kërkojë nga propozuesi harmonizimin e dispozitave.

Borislav Kërmov nga e Majta iu drejtua proceduralisht disa anëtarëve. Sipas tij, disa ligje mbahen qëllimisht në sirtar, e disa vijnë në seancë në kundërshtim me Rregulloren e punës.

Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike iu referua disa neneve të Rregullores së Kuvendit, pasi siç tha ai, pikat e propozuara në seancë janë në kundërshtim me nenin 135.4, nenin 136, nenin 170, 171.

"Në këtë mbledhje Qeveria propozon 5 ligje me flamur evropian dhe askund nuk kemi parë që të ketë harmonizim të legjislacionit vendor të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së. Bëhet fjalë për mbulimin e marrëveshjeve korruptive të marrëveshjes së arritur me “Behtel dhe Enka” dhe në thelb këto 5 ligje janë ligje amnistie të Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka”, po flasim për elementët korruptiv. Është duke u bërë krim institucional që Kuvendi të mbulojë veprimet kriminale që do të rezultojnë me zbatimin e marrëveshjes", tha Trajanov.

Maja Moraçanin nga DOM tha se nuk është e pranueshme që këto pesë ligje të miratohen dhe të rishikohen me flamur evropian sepse legjislacioni nuk është i harmonizuar me legjislacionin evropian.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pauzë deri në orën 15:30.

Këto ligje, siç i propozon Qeveria, e cila është propozuese, do të shqyrtohen nga Komisioni për Çështje Evropiane, gjegjësisht janë me flamuri evropian. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR