• e premte, 27 dhjetor 2024

Deputetët e LSDM-së kërkojnë dorëheqjen e Mizrahit për skandalin në onkologji

Deputetët e LSDM-së kërkojnë dorëheqjen e Mizrahit për skandalin në onkologji

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Deputetët anëtarë të Komisionit anketues parlamentar për skandalin në onkologji në konferencën e sotme për media kërkuan dorëheqjen e kryetares Rashela Mizrahi për shkak të siç thonë, "ka bërë precedentë dhe ka lexuar konkluzionet pavarësisht se ata nuk janë votuar në seancën e Komisionit".

"Sot ishin dëshmitarë të një keqpërdorimi klasik politik nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe kryetares së Komisionit anketues për rastin e onkologjisë për qëllime politike. Pra, duke dashur t'i paraqes konkluzionet e saj të marra nga Pallati i Bardhë si konkluzione të Komisionit, ka bërë precedentë dhe i lexoi ato pavarësisht se ne kërkojmë përgjigje pasi ajo nuk tha nëse këto ishin konkluzione ishin të saj. Pa votuar Komisioni, ka lexuar konkluzionet dhe ka dhënë një orë pauzë", theksoi deputeti dhe anëtari i Komisionit nga radhët e LSDM-së, Nenad Kociq.

Për më tepër, tha ai ajo merr rolin e prokurorit dhe gjyqtarit. Kjo është në kundërshtim me Rregulloren, është keqpërdorim i detyrës nga kryetarja e Komisionit anketues dhe kërkojmë dorëheqjen e saj, tha deputeti.

Kjo, sipas Kociqit, është dëshmi se iniciativa e VMRO-DPMNE-së për krijimin e Komisionit anketues ka qenë vetëm për politizimin e rastit dhe mbledhjen e pikëve politike pa asnjë kujdes për pacientët dhe ajo se çfarë duhet të ndodhë në të ardhmen dhe çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara. Kociq thekson se detyra e anëtarëve të Komisionit Anketues në bazë të Rregullores ishte të zbulojnë nëse ka pasur keqpërdorim të trajtimit dhe të drejtave të pacientëve në Klinikën përkatëse i cili mes tjerash ka lexuar 13 konkluzione dorëzuar nga partia për rastin në Klinikën e onkologjisë. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR