• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deputetët e iniciuan nevojën e sjelljes së planit aksionar për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë për politikat demografike

Deputetët e iniciuan nevojën e sjelljes së planit aksionar për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë për politikat demografike

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA)- Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka mbajtur takim konsultativ me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë – UNFPA dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, në të cilin është prezantuar Draft versioni i Strategjisë për politika demografike nga prof. dr. Dragan Tevdovski.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe njohja me procesin e zhvillimit të Strategjisë së re.

Lolita Ristova, kryetare e Klubit të Deputetëve, u shpreh e kënaqur me pjesëmarrjen e deputeteve në këtë takim konsultativ në kuadër të përgatitjes së dokumentit për politikat demografike, bartës i të cilit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa i mbështetur dhe i udhëhequr nga UNFPA.

Marija Dimitrovska, analiste e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë - UNFPA, theksoi se politika demografike nuk ka përcaktim ideologjik dhe për këtë arsye është e rëndësishme përfshirja e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces, identifikimi i sfidave dhe gjetja e zgjidhjeve për një politikë të qëndrueshme të Maqedonisë së Veriut.

Në prezantim, profesor Tevdovski theksoi qëllimet kryesore, rëndësinë, procesin gjithëpërfshirës të përgatitjes së Strategjisë. Qëllimi është mbështetja dhe përfshirja sa më e gjerë e institucioneve shtetërore, universiteteve, ASHAM-it, organizatave joqeveritare dhe agjencive ndërkombëtare, ndërsa deputetët duhet të jenë shtyllë e Strategjisë.

Regjistrimi i fundit i popullsisë tregoi një rritje natyrore negative, ulje të natalitetit, emigracion të jashtëm, plakje të kombit, proces ky jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet evropiane, pabarazi të mëdha demografike dhe shpërndarje të pabarabartë hapësinore - theksoi Tevdovski.

Prezantimi i Tevdovskit rezultoi me një diskutim të frytshëm mes deputetëve lidhur me qëllimet e paraqitura të Strategjisë.

Kjo është Strategjia e tretë për politikat demografike 2024 - 2044, për një periudhë 20 vjeçare, por me mundësi rishikimi çdo 5 vjet. Gjithashtu, deputetet iniciuan nevojën për miratimin e një plani akcional për monitorimin e zbatimit të Strategjisë.

Foto: Kuvendi i Repblikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR