• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deputetët Beti Stamenkoska-Trajkoska dhe Musa Xhaferi në Sesionin Frankofon në Prishtinë

Deputetët Beti Stamenkoska-Trajkoska dhe Musa Xhaferi në Sesionin Frankofon në Prishtinë

Shkup, 14 nëntor 2024 

Anëtarët e Sesionit Frankofon të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Beti Stamenkoska-Trajkoska dhe Musa Xhaferi, morën pjesë në Sesionin e 36-të të Asamblesë Rajonale për Evropë të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në Prishtinë, Kosovë, nga 11 deri më 13 nëntor 2024.

Tema kryesore e Sesionit ishte “Lufta hibride, një kërcënim për sigurinë dhe demokracinë”, e cila u diskutua në tre panele të veçanta. Profesorë dhe ekspertë të shquar iu referuan luftës hibride dhe rreziqeve të saj për sigurinë dhe demokracinë, ndikimin e luftës në Ukrainë në politikën e mbrojtjes dhe të jashtme për mbrojtjen e vlerave demokratike, si dhe perspektivat e Evropës për daljen nga kriza.

Deputetët e pranishëm iu bashkëngjitën diskutimit me pyetjet dhe mendimet e tyre, me qëllim për të kuptuar luftën hibride dhe rreziqet e saj për vlerat themelore të vendeve demokratike, që janë liria dhe demokracia.

Pika kryesore e takimit ishte se lufta hibride në përgjithësi, dhe lufta në Ukrainë në veçanti, paraqesin një rrezik të madh për vlerat demokratike dhe për këtë arsye vendet demokratike duhet t'i përmirësojnë dhe forcojnë politikat e tyre të mbrojtjes dhe të jashtme në mënyrë që të përshtaten me sfidat aktuale.

Në sesion u miratua edhe Rregullativa e Brendshme e Asamblesë Rajonale Evropiane të Frankofonisë dhe u vendos që sesioni i radhës të mbahet vitin e ardhshëm në Andorra. Gjatë evenimentit u organizua një program i veçantë kulturor nga organizatori, Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sektori për marrëdhënie me opinionin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR