• e shtunë, 23 nëntor 2024

Deputetë të rinj-të vjetër dhe kandidatët të cilët nuk morën mandat në zgjedhjet parlamentare

Deputetë të rinj-të vjetër dhe kandidatët të cilët nuk morën mandat në zgjedhjet parlamentare

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Zgjedhjet parlamentare në vitin 2024 e "ruajtën" vendin e shumicës së përfaqësuesve të deritanishëm të popullit, ndërsa disa prej tyre do të duhet të përshëndeten me funksionin e deputetit. Sipas rezultateve të fundit nga Komisioni shtetëror zgjedhor, përbërja e re e deputetëve shënon numër të madh të deputetëve të rinj-të vjetër, ndërsa disa emra të njohur janë mes atyre të cilët tani për tani do të përshëndeten me shtëpinë ligjvënëse.

Analiza e MIA-s tregon se deputet nuk do të bëhet zëvendëskryeminsitri Bojan Mariçiq, ndërsa mes atyre të cilët do të duhet të përshëdneten me Kuvendin janë Sanella Shkrijelj, Arta Bilalli-Zendeli, Maja Moraçanin dhe Atnan Neziri.

Më së shumti mandate në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 8 maj të këtij viti mori Koalicioni "Maqedonia jote" e VMRO-DPMNE-së - 58 mandate. prej tyre, më së shumti, apo gjithsej 14 deputetë, vijnë nga njësia e tretë zgjedhore.

Во Собранието денеска ќе се одржат седници на комисиите за надорешна политика, за одбрана и безбедност, за финансирање и буџет, како и Законодавно-правната комисија.

Mes deputetëve nga VMRO-DPMNE që së shpejti do të ulen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë Hristian Mickoski, Gordana Koçovska Dimitrievska, Sinisha Stojanovski, Beti Stamenkovska, Toni Jarevski, Ivan Zhivkovski, Ljupço Prenxhov, Maria Miteva, Ivanka Vasilevska, Vllado Misajllovski, Zhaklina Peshevska, Boban Nikollovski, Bojan Stojanovski, Karolina naskovska, Zoran Kocevski, Brane Petrushevski, Dragan Kovaçki, Nikolla Micevski, Rashela Mizrahi, Igor Zdravkovski, Bllagica Llaskovska, Mile Lefkov, Daniella Hristova, Maria Petrushevska, Dushko Ivanov, Alewksandar Jamallov, Dragana Bojkovska, Emill Spasovski, Dragana Arsova, Aleksandar Nikollovski, Antonijo Milloshoski, Eli Panova, Dejan Prodanovski, Zoran Jovançev, Angelinka Nikolloski, Petar Risateski, Zllatko Penkov, Monika Risteska, Julia Tusheva, Zhan Dërvoshanov, Petar Markov, Biljana Kuzmanovska, Gjorgjija Sajkoski, Ollga Llozanovska, Sasho Donev, Pece Milevski, Jovan Jauleski, Lidia Petkovska, Mevmed Xhaferi, Kire Bozhinovski, Silvana Angelevska, Gracia Bakraçevska, Dafina Stojanova, Aleksandar Veljanovski dhe Valentina Marçevska dhe deputetë nga koalicioni.

Më shumë se gjysma e përbërjes së deputetëve të VMRO-DPMNE-së 2024-2028 është i prëbërë nga deputetë të cilët kanë punuar në Kuvend edhe në mandatin 2020-2024 siç janë Vasilevska, Milloshoski, Kovaçki, Misajllovski, Nikolloski, Panova...

Mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk morën mandat janë edhe ish-deputetët Jadranka Pockova dhe Velika Stojkova Serafimovska.

Bojan Mariçiq nuk fitoi mandat për deputet, nga kuvendi shkojnë edhe Sanella Shkrijelj dhe Maja Moraçanin

Në mesin e 18 deputetëve nga Koalicioni për të arhdme evropiane, kryesuar nga LSDM të cilët në zgjehdje fituan 18 mandate do të jenë kryetari i partisë dhe ish-kryeministër, Dimitar Kovaçevski, Monika Zajkova, Daniella Nikollova, Oliver Spasovski, Fatmir Bytyqi, Sanja llukarevska, Ljupço Nikollovski, Goran Misovski, Bllagoj Boçvarski, Venko Filipçe, Jovanka Trençevska, Mile Talevski, Sonja Mirakovska, Borpe Cvetkov, Jovan Mitreski, Biseraa Kostadinovska-Sotjçevska, Mitko Trajçuleski dhe Sllavjanka Petrovska. Disa prej ytre janë deputetë të[ rinj-të vjetër si Misovski, Nikollova, Talevski, Mirakovska, Mitreski dhe të tjerë.

Disa nga kandidatët të cilët nuk hynë janë edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ish-drejtoresha e klinikës infektive, Milena Stevanoviq dhe ish-kryetarja e RDM, Maja Moraçanin. Nuk hynë as ish-deputetët Sanella Shkrijelj, Martin Kostovski, Daniella Koleva, Lolita Ristova dhe Zhaklina Llazarevska, si dhe bashkë-bartësi në NJZ 6, Agron  Demiri.

BDI dhe VLEN me mandate vetëm në Njësitë zgjedhore 1,2, 5 dhe 6 

Fronti evropian i BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi 19 mandate, prej tyre, më së shumti në Njësinë zgjedhore 6, përkatësosht nëntë mandate.

Në NJZ 1 nga BDI, deputetë janë Blerim Bexheti dhe Ilir hasani, në NJZ 2 hynë Sadulla Duraki, Skender Rexhepi, Diana Toska dhe Elmi Aziri, ndërsa në NJZ 5 Ziadin Sela, Musa Xhaferi, Arbana Pasholli dhe Ismail Jaoski. Më së shumti deputetë vijnë nga NJZ 6, përkatësisht Ali Ahmeti, talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari, Bejxhan Iljaz, Ilir Demiri, Sali Murati dhe Fatmire Isaki.

Претседателот на ДУИ, Али Ахмети, во рамки на активностите за кампањата за парламентарните избори, ги продолжи средбите со граѓаните во општина Кичево. Пред присутните истакна дека куќата не

Mes deputetëve të cilët nuk hynë janë Merita Mustafai, ish-drejtoreshë e Byrosë për metrologji dhe drejtoreshë e SHA EMV shitje, Arianit Hoxha nga Partia evropiane demokratike, ish-deputetët Arta Bilalli-Zendeli dhe Atnan Neziri, si dhe Emir Sulejmani, drejtor i Drejtorisë së librave amë.

Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar VLEN këtë vit mori 13 mandate në katër njësi gzjedhore, më së shumti në NJZ 6, përkatësisht gjashtë mandate.

Në mesin e kandidatëve të VLEN-it të cilët do të jenë deputetë janë Izet Mexhiti, Bekim Sali, Afrim Gashi, Riad Shaqiri, Merita Kollçi - Koxhaxhiku, Salim Sulejmani, Bilall Kasami, Bekim Qoku, Mimoza Musa, Halil Snopçe, Fatmir Limani, Saranda Imeri-Stafai dhe Sadik Sulejmani.

Disa prej ytre të cilët nuk morën mandat janë Feride haxhiu, Zeqiria Tairi, Safie Sadiki Shaini, Astrit Iseni, Valbona Adili Emini dhe Adnan Azizi.

E Majta dhe ZNAM morën nga gjashtë mandate

Në grupin e deputetëve të SË Majtës këtë vit janë katër deputetë të rinj, të cilët do t'i bashkohen të deritanishmëve, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov. Deputetë të rinj janë Rexhep Ismail, Amar Mecinoviq, Sashko jançev dhe Jovana Mojsoska.

Mes kandidatëve të cilët nuk hynë janë Katerina Jovanovska, Aleksandar Simonov, Goran Velevski dhe Igor Dimeski.

Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, njejtël si e Majta, në zgjedhjet e fundit fitoi gjashtë mandate. Mes kandidatëve të cilët fituan mandate për deputetë janë Boban karapejoski, Daniel Stojçevski, Daniella Belimova, Pavle Arsoski, Mile Cekov dhe Vesna Bendevska.

Disa nga kandidatët të[ cilët nuk fituan mandat janë Jasmin Ciriviri, nenad Stojanovski, Suad Mehmed, Emill Janeski, Aleksandar Veslievski dhe Nebojsha zaharieski.

Partitë dhe koalicionet e tjera të cilat morën pjesë në zgjedhje kanë nën një për qind të votave. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR