• e martë, 26 nëntor 2024

Deputetë nga Republika e Çekisë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Deputetë nga Republika e Çekisë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Delegacioni i Komisionit për punë të jashtme, Dhoma e deputetëve nga Parlamenti i Republikës Çeke, sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç u paralajmërua, delegacioni parlamentrar çek do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ndërsa do të realizojë takime edhe me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, si dhe me kryetarin dhe anëtarët e Grupit të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e e Republikës Çeke. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR