• e enjte, 18 korrik 2024

"Depesh mod" me album të ri

Londër, 24 mars 2023 (MIA) - Grupi britanik sint-pop "Depesh mod" sot do të publikojë albumin e ri të 15-të në studio !Memento Mori". Ndërsa, ky titull u zgjodh edhe para vdekjes së një prej themeluesve të grupit -  klaviaturistit Endi Fleçer.

"Vdekja e Fleçer në një farë mënyre vetëm konfirmoi se albumi duhet të quhet kështu. Edhe pse menduam se ishte një titull i mirë, tani mendojmë se është e drejtë ta quajmë kështu”, tha kitaristi Martin Gor.

I famshmi Fleç vdiq në moshën 60-vjeçare në maj të vitit 2022, nga një sëmundje e rrallë vaskulare. Edhe pse konsiderohej nga disa si një muzikant mbështetës në formacion, ai ishte lidhja midis dy liderëve të grupit - Gor dhe këngëtarit Dejv Gean, të cilët nuk ishin "kurrë miqtë më të mirë në botë", sipas raporteve.

"Fleç ishte ai që vinte të më thoshte - Martin nuk do këtë apo atë. Tani ai nuk është më me ne, kështu që Martin dhe unë duhet të flasim. Na u desh të komunikonim sërish dhe kjo shënoi albumin!”, ka thënë së fundmi Gean për mediat perëndimore.

Këngëtari shtoi se Martin gjatë regjistrimit të albumit, kishte përshtypjes se "ka gjetur vëllanë e tij të humbur prej kohësh", duke iur referuar Gorit. ls/

фото ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR