Departamenti i shtetit vendos në "listën e zezë" Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për “korrupsion të konsiderueshëm"
- Departamenti amerikan i shtetit bëri të ditur sot se vendos sanksione ndaj ish zëvendëskryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm.
- Post By Fami Bajrami
- 23:43, 9 dhjetor, 2024
Uashington, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Departamenti amerikan i shtetit bëri të ditur sot se vendos sanksione ndaj ish zëvendëskryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm.
Sipas komunikatës, Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar procedurën gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish drejtor i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim (DZK). Mijallkovi u sanksionua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c) të Ligjit për operacione të jashtme dhe programe të ndërlidhura të Departamentit të shtetit.
Ish zëvendëskryeministri Grubi, madje është deklaruar pasi emri i tij është parë të jetë përfshirë në Listën e zezë të SHBA-së. Ai tha se ky informacion të cilin e mori nga mediat e prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
Ai u shpreh se do të angazhohet për ta zbardhur këtë çështje dhe se transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të jenë shtyllë e veprimit të tij.
Krahas sanksioneve për Grubin dhe Bexhetin, ndalesë për hyrje në SHBA janë vendosur edhe për familjarët e tyre.
Ndryshe, këto masa janë pjesë e nismës globale për luftë kundër korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut e cila zbatohet me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe Ditës së të drejtave të njeriut.
Foto: arkivi