• e martë, 24 dhjetor 2024

Departamenti i shtetit: Maqedonia e Veriut me sukses është përballur me kërcënimet terroriste në vitin 2023

Departamenti i shtetit: Maqedonia e Veriut me sukses është përballur me kërcënimet terroriste në vitin 2023

Uashington, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut në vitin 2023 ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit duke harmonizuar dokumentet strategjike me legjislacionin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, forcimin i kapaciteteve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve që lidhen me terrorizmin, si dhe shkëmbimin e informacionit për të parandaluar radikalizimin e dhunës dhe përparimin në riintegrimin e të kthyerve nga zonat e luftës, thuhet në raportin e fundit të Departamentit të shtetit për terrorizmin në botë.

"Qeveria në maj miratoi strategji kombëtare kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm me plane veprimi që fokusohen në parandalimin e radikalizimit në internet ndaj dhunës, "ekstremizmit të djathtë", riintegrimit, nevojës për trajnime të specializuara për policinë dhe punonjësit socialë dhe prioritetet e përditësuara strategjike duke përfshirë krijimin e një baze të dhënash të të kthyerve. Maqedonia e Veriut ka bashkëpunuar me përpjekjet e SHBA-së kundër terrorizmit, duke përfshirë zbulimin e hershëm", thuhet në raport.

Strategjia, siç u theksua është finalizuar me mbështetjen e ekspertëve të Komisionit Evropian.

Thuhet se kërcënimet kryesore terroriste në vend lidhen kryesisht me "luftëtarët e riatdhesuar terroristë nga Siria dhe Iraku, si dhe me terrorizmin ekstremist vendas".

"Komiteti kombëtar për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit vlerësoi se 143 qytetarë të Maqedonisë së Veriut (me përjashtim të fëmijëve) kanë udhëtuar ose tentuar të udhëtojnë në Siri ose Irak për t'iu bashkuar grupeve terroriste në vitet e fundit. Nga këta 143 të rritur (133 burra, 10 gra), vetëm katër besohet se mbeten në një kamp të personave të zhvendosur në Sirinë verilindore. Deri në fund të vitit 2023, Maqedonia e Veriut ka riatdhesuar 19 qytetarë të zhvendosur dhe 11 të ndaluar nga Siria verilindore. Autoritetet e Maqedonisë e vlerësuan nivelin e kërcënimit terrorist si "mesatar", duke marrë parasysh luftën në Ukrainë, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe praninë e is anëtarëve dhe simpatizantëve të Shtetit islamik", thuhet në raport.

Në vitin 2023, nuk u raportua asnjë incident terrorist në vend.

Lidhur me kornizën legjislative të Maqedonisë së Veriut, theksohet se kjo mundëson ndjekjen penale të të dyshuarve dhe bashkëpunëtorëve në aktivitete terroriste apo personave që marrin pjesë në luftëra të huaja. Dënimet për krimet që lidhen me terrorizmin janë përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ministria e Drejtësisë ofroi mentorim dhe prova në fushëbetejë për rastet në të cilat punonin prokurorët dhe hetuesit.

Gjykata e Apelit në Shkup qershorin e kaluar e rriti dënimin për luftëtarët e huaj terrorist të riatdhesuar në vitin 2021 për përhapjen e propagandës së "Shtetit sslamik" nga gjashtë në tetë vjet burg. Në gusht, Zyra e Prokurorit publik për krimin e organizuar dhe korrupsion ngriti akuzë kundër dy luftëtarëve të tillë për pjesëmarrje në armatën armike.

Në raport thuhet se Maqedonia e Veriut është anëtare e MONEYVAL dhe Njësia e saj e inteligjencës financiare është anëtare e grupit Egmont. Në vitin 2023, kjo njësi ka dorëzuar gjashtë raporte për financim të dyshuar të terrorizmit tek autoritetet kompetente. Vendi vazhdoi pjesëmarrjen e saj në zbatimin e Planit të veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor për luftën kundër terrorizmit dhe forcoi bashkëpunimin me Europolin dhe Eurojust. qa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR