• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Departamenti amerikan i Shtetit shpall non grata kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko

Departamenti amerikan i Shtetit shpall non grata kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko

Uashington, 20 qershor 2023 (MIA) - Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetarin e Komunës së Strugës, për shkak të përfshirjes së tij në "korrupsion të konsiderueshëm".

"Kryetari i komunës së Strugës, ka përvetësuar fonde në mënyrë të paligjshme dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut", thuhet në kumtesën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Veprimi i sotëm, thuhet më tej në njoftim, dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit.

Sipas njoftimit "nuk do t'i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara edhe bashkëshortes së Ramiz Merkos, Shpresa Merko, si dhe tre fëmijëve të tyre në moshë të rritur, Gencit, Nazmijes dhe Drenushës".

Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR