• e shtunë, 23 nëntor 2024

Departamenti amerikan i Shtetit: Liderët e Maqedonisë së Veriut duhet ta kufizojnë involvimin politik në gjyqësi

Departamenti amerikan i Shtetit: Liderët e Maqedonisë së Veriut duhet ta kufizojnë involvimin politik në gjyqësi

Shkup, 2 korrik 2023 (MIA) - SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah qeveri, partnerë nga shoqëria civile, mediume të pavarura dhe qytetarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe çrrënjosjen e korrupsionit, thonë nga pres shërbimi i Departamentit të Shtetit, në përgjigje të pyetjes nëse SHBA-ja është një nga pesë shtetet që kanë siguruar ndihmë juridike ndërkombëtare për gjetjen e provave në hetimin për "Shkupi 2014", për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Prokuroria themelore publike të premten kumtoi se po zbaton procedurë hetuese kundër 15 personave fizikë dhe shtatë juridikë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larjen e parave për 11 përmendore, me ç'rast janë keqpërdorur mbi 16 milionë euro para të buxhetit.

"Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është prioritet kryesor në administratën e Bajdenit. SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah qeveri, partnerë të shoqërisë civile, mediume të pavarura dhe qytetarë në luftën kundër krimit të organizuar, çrrënjosjen e korrupsionit, rritjen e transparencës, zbatimin e përgjegjësisë dhe përforcimin shtesë të sundimit të së drejtës dhe institucione demokratike", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Në deklaratë, siç njofton Zëri i Amerikës, qëndron se liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të fuqishme në luftën kundër korrupsionit, përmes përforcimit të pavarësisë institucionale dhe kufizimit të involvimit politik, posaçërisht në gjyqësi, gjë që është me rëndësi thelbësore për plotësimin e qëllimeve për inkuadrim në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në qeveri.

Mes të dyshuarve në hetim, me emrin kodues "Feniks", janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka ikur në Hungari dhe ish ministrat e Financave dhe të Kulturës, Zoran Stavreski edhe Elizabeta Kançeska-Milevska. Ish kryetari i komunës Qendër, Vlladimir Todorovoq u dënua me paraburgim shtëpiak, ndërsa janë shqiptuar edhe masa tjera paraburgimi dhe tjera më të lehta.

Sipas informatave zyrtare të Prokurorisë, të cila janë prezantuar në konferencë për shtyp, vepra penale është kryer në periudhën 2007-2013/. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR