• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Denoncohen dy prindë nga Prilepi dhe Tetova të cilët përdhunuan vajzat e tyre të mitura

Denoncohen dy prindë nga Prilepi dhe Tetova të cilët përdhunuan vajzat e tyre të mitura

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) -Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka regjistruar dy raste për përdhunim të vajzave të mitura. Bëhet fjalë për dy prindë nga Prilepi dhe Tetova të cilët kanë përdhunuar vajzat e tyre. 

Siç informojnë nga MPB-ja, njëri rast ka qenë në një fshat të Prilepit, ku policët kanë privuar nga liria A.R. (36), duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga një e mitur nga fshati Prilep e cila në prani të punëtores sociale dhe nënës së saj ka raportuar se në periudhën kohore prej vitit 2021 deri dje, babai i saj A.R., disa herë ka kryer akt seksual me të dhe motrën e saj.

Nga MPB-ja thonë se është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Në Tetovë, një grua 31-vjeçare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj Sh.I. (36) nga Tetova në shtëpinë e tij ka përdhunuar vajzën e tyre të mitur.

"Me datë 28.06.2024 në ora 00:50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria Sh.I. (36) nga Tetova. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit", thonë nga MPB-ja. 

Gjithashtu, dje në Shtip, një grua 42-vjeçare ka raportuar se vajza e saj e mitur është ngacmuar seksualisht nga B.A. nga Shtipi.

Edhe për këtë rast nga MPB-ja thonë se është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR