• e premte, 27 dhjetor 2024

Denkov: Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë ndaj Maqedonisë së Veriut, për të përmbushur detyrimet e tyre

Denkov: Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë ndaj Maqedonisë së Veriut, për të përmbushur detyrimet e tyre

Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Qeveria bullgare nuk ka arsye të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut dhe presim që ajo të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian, thotë kryeministri bullgar Nikolaj Denkov në një intervistë për “24 Orë”.

I pyetur nëse Bullgaria do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, Denkov theksoi se nuk ka arsye për këtë, sepse bisedimet tani janë midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

"Absolutisht jo dhe nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë. Me zbatimin e të ashtuquajturit propozim francez, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, biseda në fakt nuk është më mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet është që ata të përmbushin detyrimet e tyre ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë", theksoi Denkov. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR