• e premte, 08 nëntor 2024

Denisova: Mbi 400 banorë të Hostomelit konsiderohen të zhdukur

Denisova: Mbi 400 banorë të Hostomelit konsiderohen të zhdukur
Kiev, 6 prill 2022 (MIA) - Ombudspersoni ukrainas për të drejta të njeriut, Ljudmilla Denisova sot deklaroi se mbi 400 banorë të qytetit Hostomel konsiderohen të zhdukur, pas 35 ditë okupimi nga ana e forcave ruse dhe iu referua deklaratave të dëshmitarëve të cilët pohojnë se disa prej tyre ishin vrarë. "Mbi 400 njerëz u zhdukën gjatë 35 ditëve të okupimit në Hostomel. Dëshmitarët pohojnë se disa janë vrarë, ndërkaq ende nuk dihet se ku janë", deklaroi Denisova. Ajo nuk tha se sa njerëz ndoshta janë vrarë në Hostomel, në afërsi të kryeqytetit Kiev, dhe nuk dha dëshmi të drejtpërdrejta për pohimet e saj, si dhe kujt i referohen dëshmitarët dhe hollësi të tjera. Forcat ruse e morën Hostomelin, i locuar në afërsi të aeroportit, menjëherë pas invazionit në Ukrainë më 24 shkurt, ndërsa autoritetet ukrainase po hetojnë raportime të tjera për krime ruse, përfshirë edhe në qytetin Buça, në afërsi të kryeqytetit Kiev. Kremlini kumtoi se akuzat se forcat ruse kryen krime të luftës duke vrarë civilë në Ukrainë, përfshirë edhe në Buça, janë "falsifikim monstruoz" me qëllim të shpifë për ushtrinë ruse. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR