• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demiri-Johansen: Forcimi i sistemit shëndetësor - prioritetet i OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Demiri-Johansen: Forcimi i sistemit shëndetësor - prioritetet i OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Shkupl, 20 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka realizuar takimin e parë zyrtar me Ane Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, Demiri dhe Johansen diskutuan për prioritetet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe aktivitetet që do të realizohen në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për periudhën 2024-2025.

"Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të aktiviteteve të përbashkëta për të siguruar mbulim shëndetësor universal të popullatës dhe për të mundësuar akses më të mirë të pacientëve në kujdesin shëndetësor, duke përmirësuar funksionimin e institucioneve në sektorin shëndetësor, vazhdimi i reformave në kujdesin parësor shëndetësor, forcimi i aktiviteteve për parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse dhe miratimi sa më i shpejtë i planeve kombëtare dhe rregulloreve ligjore të përgatitura me mbështetjen e OBSH-së", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Demiri falënderoi për mbështetjen e përgjithshme që Organizata Botërore e Shëndetësisë i jep Ministrisë së Shëndetësisë dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar më tutje bashkëpunimin e suksesshëm.

Ministri Demiri falënderoi për mbështetjen e përgjithshme që Organizata Botërore e Shëndetësisë i jep Ministrisë së Shëndetësisë dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar më tutje bashkëpunimin e suksesshëm. bsh/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR