• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demiri: Specializantët privatë do të marrin kompensim më të lartë pas zgjedhjeve

Demiri: Specializantët privatë do të marrin kompensim më të lartë pas zgjedhjeve

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Specializantët privatë do të marrin kompensim më të lartë pas zgjedhjeve, paralajmëroi sot ministri resor Ilir Demiri.

"Të gjithë specializantët marrin kompensim nga 25 deri 28 mijë denarë dhe u paguhen kujdestaritë. Një pjesë e tyre pas shpalljes së zgjedhjeve dhe fillimit të fushatës, morën nismën për rritjen e kompensimit të tyre. Me kënaqësi do ta bënim këtë dhe do ta bëjmë këtë pas përfundimit të zgjedhjeve. Do të marrin një pagë më të lartë, por edhe një obligim, pavarësisht nëse do të jem unë ministër apo dikush tjetër,  të japin punën e tyre dhe angazhimin e tyre në çdo rajon të vendit ku ka nevojë për ta", tha Demiri në përgjigje të një pyetje në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se nuk do të ofrohen më specializime sipas dëshirës, ​​por vetëm për personelin që janë të nevojshme.

"Neve na mungojnë radiologë, hematologë, neonatologë, pediatër, patologë, specialistë të mikrobiologjisë, epidemiologë. Pas zgjedhjeve shpresoj se do të ketë mundësi për të bërë një vlerësim real dhe ndërtim se cilat specializime, private apo shtetërore, do të hapen në nivel shtetëror, tha Demiri. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR