• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Demiri: Sektori i shëndetësisë ka punonjëse të guximshme dhe të përkushtuara shëndetësor me të cilat duhet të jemi krenarë

Demiri: Sektori i shëndetësisë ka punonjëse të guximshme dhe të përkushtuara shëndetësor me të cilat duhet të jemi krenarë

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, thekson se shëndetësia ka punonjëse dhe bashkëpunëtore shëndetësore të guximshme dhe të përkushtuara, mjeke, infermiere, ndihmësmjeke, me të cilat duhet të krenohemi të gjithë.

“Këto janë heroinat tona që punojnë pa u lodhur për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë ne. Jam krenar që në Ministrinë e Shëndetësisë kemi shumë drejtuese sektoresh dhe repartesh, këshilltare shtetërore dhe zëvendësministre që marrin pjesë aktive në krijimin e politikave shëndetësore", theksoi Demiri në urim.

Në periudhën e kaluar kemi investuar shumë në trajtim më të mirë shëndetësor për të gjithë pacientet, për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe të porsalindurve.

"Vazhdojmë të dëgjojmë organizatat e grave edhe në periudhën e ardhshme, sepse vetëm së bashku mund ta forcojmë shëndetësinë publike. Gëzuar 8 Marsin!”, thuhet në urimin nga ministri Demiri. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR