• e shtunë, 23 nëntor 2024

Demiri: Po ta kisha pezulluar drejtorin e Toksikologjisë para zgjedhjeve, do ta kishit kuptuar si një fushatë politike

Demiri: Po ta kisha pezulluar drejtorin e Toksikologjisë para zgjedhjeve, do ta kishit kuptuar si një fushatë politike

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Teknike, Ilir Demiri, tha sot se shkarkimi i drejtorit të Klinikës së Toksikologjisë, Danil Petrovski, nuk është fushatë politike. Nëse e kisha shkarkuar drejtorin para zgjedhjeve, siç tha, atëherë do të ishte parë si një fushatë politike.

"Pse nuk u pezullua më herët drejtori, unë thashë se u bëra ministër në një qeveri teknike, isha shumë i vetëdijshëm për postin që po merrja, e mora për të vetmen arsye të vazhdimësisë së sistemit shëndetësor sepse njerëzit kanë të drejtë të sëmuren para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Nëse do ta bëja këtë procedurë për të pezulluar drejtorin para zgjedhjeve, të gjithë do ta kishit kuptuar si një fushatë politike. Pra, kjo nuk është një fushatë politike - zgjedhjet kanë përfunduar. Bëhet fjalë për gabime, profesionale dhe për profesionalizëm, që është obligim si ministër i Shëndetësisë ta kemi këtë drejtësi dhe të kemi një shërbim shëndetësor cilësor, u përgjigj ministri.

Nëse do të ishte udhëzuar politikisht, sipas ministrit, ai do t'i shkarkonte drejtorët e tjerë të klinikave në Qendrën Klinike në Shkup, të cilët ishin kundërshtarë politikë.

"Ju e dini qartë këtë dhe mund t'i ndiqni deklaratat dhe postimet e tyre në Fejsbuk. Unë jam i shqetësuar për 18 familjet që nuk kanë marrë pagëdhe kjo është përgjegjësia jonë. Më shqetësojnë edhe 20 familjet që punojnë në këtë spital, spitalin special në Leshok, ku kemi probleme serioze, nëse nuk merret nën kujdesin e spitalit të Tetovës, atje do të mbesin 20 persona pa pagë. Nëse analizoni strukturën e punonjësve, bëni një llogaritje dhe do të shihni që nuk është e udhëzuar nga dëshira politike, por është e udhëzuar pikërisht nga dëshira për të patur vazhdimësi në sistemin shëndetësor, përfshirë spitalin special të Leshok dhe ata punonjës të cilët janë aty për të mos pasur ndërprerje as në stazh e as në paga, sepse janë pjesë e sistemit shëndetësor", sqaroi Demiri.

Në pyetjen rreth pretendimeve në opinion se 18 personat nga Toksikologjia nuk i plotësojnë kriteret, ai është përgjigjur se kjo pyetje është dashur të bëhet në vitin 2023.

"Ata persona kanë punuar 12 muaj në Klinikën e Toksikologjisë dhe kanë kontratë 12 muaj. Më pas ata ishin pjesë e shërbimeve shëndetësore deri një muaj para zgjedhjeve, kur filloi kjo turbullirë. Nëse qëllimi ishte pozitiv, pse i lanë të punonin 12 muaj, atëherë pse i vunë me turne për tre muajt e parë të vitit? Duhet ta kishit parashtruar në vitin 2023. Unë komentoj se nëse dikush ka kontratë dhe ka një vit që është pjesë e sistemit shëndetësor, kush jam unë që t'ia ndërpresë kontratën atij personi? Kemi 1390 punonjës shëndetësorë që punojnë me kontratë në vepër, çfarë do të ndodhte nëse do të ndërpriteshin kontrata të tilla? Unë kam qenë edhe menaxher i spitalit të Tetovës, a keni dëgjuar se kam ndërprerë ndonjë kontratë?, u përgjigj ministri në pyetjen e një gazetari.

Pavarësisht se cila strukturë politike i sjell punonjësit, sipas tij, të punonjësit i përkasin sistemit shëndetësor dhe duhet të marrin zgjidhje të përhershme dhe punësim të përhershëm. Ministri tha se do të angazhohet që këta persona, të cilët janë me kontratë, të jenë prioritet në punësimin e konkursit që do të fillojë pas zgjedhjeve, ndërsa mjetet janë siguruar.

I pyetur nëse të prekurve nga Klinika e Toksikologjisë u janë vazhduar kontratat, Demiri tha se tani do të vazhdohen kontratat.

Lidhur me drejtoreshën organizative të Klinikës së Toksikologjisë në Shkup, Besija Iljazi, ministri tha se do të qëndrojë në pozitën e saj derisa ta shkel ligjin.

"Drejtori mjekësor i Klinikës universitare të toksikologjisë në Shkup, Danill Petrovski është shkarkuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit shkaku i parregullsive në punë. Ai edhe pas shkarkimit do të vazhdojë të punojë në Klinikë, sqaruan më herët nga Ministria e Shëndetësisë.

Punonjësit e Klinikës së toksikologji muajin e kaluar në një konferencë për mediat u ankuan se kjo klinikë ka disa vite që është mënjanuar, se në afat prej gjashtë vitesh janë ndërruar pesë drejtor, ndërsa me drejtoreshën organizative  - Besija Iljazi, ekonomiste e diplomuar, e emëruar më 12 shkurt të këtij viti, u përballën me rezistencë dhe mosbashkëpunim.

Gjatë qëndrimit në Tetovë, Demiri iu referua edhe rastit të specializantëve të cilët në periudhën e kaluar protestuan me kërkesa për zgjidhjen e statusit të tyre. -"Ku janë të rinjtë që deri në vitin 2018 nuk merrnin asnjë dëmshpërblim për specializimin, ndërsa një javë para zgjedhjeve bënin presion? Kështu që kur u thashë se Maqedonia ka nevojë për punëtorë shëndetësorë në të gjitha qytetet, ata u zhdukën, pyeti Demiri në Tetovë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR