• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demiri: Organet hetuese ta zbatojnë hetimin për mjekun e vrarë, të ngritet vetëdija e popullatës për punonjësit shëndetësorë

Demiri: Organet hetuese ta zbatojnë hetimin për mjekun e vrarë, të ngritet vetëdija e popullatës për punonjësit shëndetësorë

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri informoi se nuk ka informacione rreth rastit me vrasjen e mjekut në Hekuranë. Pret që organet hetuese dhe Ministria e Punëve të Brendshme ta zbatojnë hetimin. 

"Për fat të keq, nuk kam informacion. Shteti duhet ta zbatojë hetimin. Kjo varet nga organet hetuese dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mua, thellë më vjen keq për jetën e humbur. Të gjithë duhet ta dënojmë atë akt. Ministria e Shëndetësisë e dënon atë akt", tha Demiri në konferencën për media me rastin e Ditës Botërore për Luftë kundër Tuberkulozit. 

Ministri thekson se që të ulen këto sulme të dhunshme ndaj punonjësve shëndetësorë është e nevojshme që të rriten masat e sigurisë. 

"Nuk e di si tjetër do të mund të ulej ndikimi i sulmeve të tilla të dhunshme ndaj punonjësve shëndetësorë, përveç se në çdo institucion të rriten masat e sigurisë. Dhe të ngritet vetëdija e popullatës se punonjësit shëndetësorë janë miq të tyre, shërbyes të tyre.Kjo varet shumë nga vetëdija kolektive", tha Demiri. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR