• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demiri: Klinika e hematologjisë është vendosur në krye të qendrave më të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve hematologjike në rajon

Demiri: Klinika e hematologjisë është vendosur në krye të qendrave më të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve hematologjike në rajon

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Klinika e hematologjisë tashmë është vendosur në krye të qendrave më të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve hematologjike në rajon. Jam i kënaqur që kemi mundësuar trajtim mjekësor më modern dhe më të mirë për pacientët, deklaroi sot ministri i ri i Shëndetësisë në qeverinë teknike, Ilir Demiri.

Ai mbajti fjalim në akademinë solemne me rastin e hapjes së qendrës për transplantim të qelizave staminale hematopoietike në Klinikën Universitare për Hematologji.

"Gjatë viteve të fundit, ky institucion tregoi se si duhet të punohet në interes të pacientëve dhe punonjësve shëndetësore. Klinika e hematologjisë njëkohësisht investoi në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve, si dhe në përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve shëndetësorë. Përveç rinivomit të institucionit, këtu për herë të parë filluan të kryhen edhe transplante të qelizave staminale nga një donator që skanë lidhje gjaku. Me transplantet, pacientëve me sëmundje malinje hematologjike iu dha një shans i ri për jetë", theksoi Demiri.
 

Vetëm pak javë më parë, siç shtoi ai, është vënë në në përdorim Qendra e sapondërtuar e Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoetike, e cila përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme në shëndetin publik.

"Shpreh mirënjohjen time për drejtorët e këtij institucioni, Irina Panovska Stavridis dhe Flutim Kadriu, deri te anëtarët e Qeverisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, por edhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm", nënvizoi Demiri.

Ai para të pranishmëve tha se i inkurajon që të vazhdojnë me punë eksperte dhe profesionale, ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, siç theksoi, kanë një partner të sinqertë për forcimin e sektorit të shëndetësisë.

“Së bashku mund të arrijmë rezultate pozitive, theksoi ai. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR