• e premte, 27 dhjetor 2024

Demiri: Jemi të përkushtuar dhe do të gjejmë zgjidhje për t'i ndihmuar Indovit, për zgjidhje sistematike do të flasim pas zgjedhjeve

Demiri: Jemi të përkushtuar dhe do të gjejmë zgjidhje për t'i ndihmuar Indovit,  për zgjidhje sistematike do të flasim pas zgjedhjeve

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri sot në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin e Leonid Indovit deklaroi se Qeveria dhe Ministria kompletisht janë të përkushtuar dhe do të gjendet një zgjidhje me të cilën do t'i ndihmohet, përkatësisht do t'i mbulohen shpenzimet. Zgjidhje sistematike, siç theksoi, në periudhën parazgjedhore dhe në kohën e Qeverisë teknike, nuk mund të gjendet.

"Deri tani është bërë shumë. Kemi biseduar me familjen dhe shumë shpejtë do të merrni epilogun. Nuk duam fushatë mediatike për gjetjen e një zgjidhjeje. Pra, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë plotësisht të përkushtuar dhe do të gjejmë zgjidhje t'i ndihmohet jo vetëm Indovit, por edhe çdo pacienti që ka nevojë". deklaroi Demiri para fillimit të panel diskutimit me rastin e Ditës së Shënimit të Sëmundjeve të Rralla në Shkup.

Ai përmendi se tani duhet të gjendet zgjidhje që do ta kënaqë Indovin dhe do të mbulohen shpenzimet, ndërsa për zgjidhjen sistematike do të flitet pas zgjedhjeve.

"Zgjidhje sistematike në këtë Qeveri teknike dhe para zgjedhjeve nuk mund të gjendet. Duhet të gjendet zgjidhje që do të kënaqë Indovin dhe do të mbulohen shpenzimet, ndërsa për zgjidhje sistematike do të flasim pas zgjedhjeve, kjo varet nga disa sektorë. Pra, ndryshimi i rregulloreve dhe i ligjeve nuk varet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë", shtoi Demiri. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR