• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demiri: Gëzuar festën e Ramazan Bajramit, në këtë festë madhështore të kultivojmë respektin reciprok, solidaritetin dhe besimin në mirësinë e njerëzve

Demiri: Gëzuar festën e Ramazan Bajramit, në këtë festë madhështore të kultivojmë respektin reciprok, solidaritetin dhe besimin në mirësinë e njerëzve

Shkup, 10 prill 2024 

Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në emrin e tij, uron të gjithë besimtarët e besimit islam për festën e madhe myslimane të Ramazan Bajramit.

"Qofshin ditët e festave të mbushura me shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët. Nën frymën e kësaj feste të madhe, le të kultivojmë respektin reciprok, solidaritetin, shpresën dhe besimin në mirësinë e njerëzve. Ndani dhuratat e festës me familjet, të afërmit, miqtë dhe fqinjët tuaj. Qoftë i bekuar dhe gëzuar festa e Ramazan Bajramit!”, shprehet Demiri.

Ministria e Shëndetësisë

Foto: Fejsbuk

_________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR