• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demiri dhe Manoleva: Shtëpia e shëndetit në Ohër me Shërbim të rinovuar për vaksinim dhe dy ambulanca të reja

Demiri dhe Manoleva: Shtëpia e shëndetit në Ohër me Shërbim të rinovuar për vaksinim dhe dy ambulanca të reja

Ohër, 28 mars 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri dhe zëvendës-ministrja Maja Manoleva, sot ishin në takim pune në Ohër, me ç'rast vizituan edhe Shtëpinë e Shëndetit në Ohër dhe spitalin e specializuar për ortopedi dhe traumatologji, "Shën Erazmo".

Siç theksoi Demiri, gjatë periudhës së kaluar kushtet janë përmirsuar dukshëm në Shtëpinë e Shëndetit dhe është përmirësuar niveli i kujdesit shëndetësor, me aktivitetet e kryera për rinovimin e hapësirave në Shërbimin e vaksinimit. 

Në të njëjtën kohë, me rinovimin e pajisjeve laboratorike dhe pajisjeve të siguruara mjekësore, është zgjeruar fushëveprimi i analizave që tani kryhen në institucionin shëndetësor.

"Siç më ka informuar drejtoresha, nga mjetet e tyre janë blerë dy autoambulanca për Shërbimin emergjent mjekësor, me të cilat është bërë rinovimi i parkut të automjeteve, për realizim më efikas, më të shpejtë dhe me kohë të shërbimeve shëndetësore për pacientët", deklaroi zëvendësja Manoleva.

Me qëllim për të ofruar kushte më dinjitoze për pacientët dhe punonjësit, është nënshkruar kontratë për riparimin dhe rehabilitimin e objektit "Malariçna". Gjithashtu, është kryer procedurë për rehabilitimin e objektit të autoambulancës “Belçishta” me vlerë 7.665.280 denarë nga mjetet e veta. rq/bsh/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR