• e martë, 24 dhjetor 2024

Demiri dhe dr.Dimitrov: Vazhdimi i marrëdhënies së punës i mjekëve të cilët kanë mbushur 64 vjet - mjekët e rinj mësojnë nga ekspertë me përvojë të dëshmuar

Demiri dhe dr.Dimitrov: Vazhdimi i marrëdhënies së punës i mjekëve të cilët kanë mbushur 64 vjet - mjekët e rinj mësojnë nga ekspertë me përvojë të dëshmuar

27 mars 2024 

Ministri i Shëndetësisë, d-r. Ilir Demiri, sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë, prof. d-r. Goran Dimitrov, ku u bisedua për vazhdimin e marrëdhënies së punës së mjekëve të cilët kanë mbushur moshën 64 vjeçare dhe të cilët marrin pjesë në edukimin e kuadrove të reja në të gjitha fakultetet e mjekësisë në vend.

Me këtë iniciativë dhe me pranimin e këtij vendimi do të mundësohet prodhimi i vazhdueshëm i kuadrove të reja, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e sistemit shëndetësor. Punonjësit e rinj të kujdesit shëndetësor do të mësojnë nga ekspertë të dëshmuar në fushën e tyre në specializimet përkatëse me përvojë shumëvjeçare dhe suksese pas tyre.

Ministria e Shëndetësisë

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR