• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Demiri: Deri tani janë vaksinuar mbi 22 mijë persona

Demiri: Deri tani janë vaksinuar mbi 22 mijë persona

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri informoi se me shpalljen e epidemisë në qytetin e Shkupit, deri më tani janë vaksinuar më shumë se 22 mijë persona.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në daljen e djeshme i ftuar në emisionin “10 minuta” në TV21, Demiri tregoi se pikat e vaksinimit funksionojnë me dy turne, për të lehtësuar prindërve imunizimin e fëmijëve, duke garantuar se vaksinat nuk kanë asnjë lidhje me autizmin.

Sa i përket funksionimit të sistemit shëndetësor, Demiri tha se ka nevojë për rajonizim.

Ai tha se nëse i jepet mundësia që të vazhdojë si ministër i Shëndetësisë edhe pas zgjedhjeve, do të tentojë që të krijojë qendra rajonale në Manastir, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë.

Me këtë, thotë, pacientët do të marrin shërbim shëndetësor më afër vendbanimit të tyre. Si shembull i një qendre rajonale, ai vuri në dukje Spitalin klinik të Tetovës, ku ai ka punuar në këtë ide para se të bëhet ministër. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR