Demant nga sindikata e pesë universiteteve publike ndaj deklaratës së kryeministrit teknik Xhaferi
- 6 mars 2024
- Post By Arta Bunjaku
- 20:28, 6 mars, 2024
6 mars 2024
DEMANT
ndaj deklaratës së kryeministrit teknik Talat Xhaferi
Në emër të së vërtetës, ua dërgojmë këtë demant ndaj pretendimeve në konferencën e sotme për shtyp të kryeministrit teknik Talat Xhaferit lidhur me mosnënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të pesë universiteteve publike.
Në të vërtetë, sindikatat e pesë universiteteve publike: “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Universitetit për Shkenca Informative dhe Teknologjike “Shën Apotol Pavle” në Ohër, me përgjegjësi konfirmojnë se
dokumentacini i kompletuar për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me përpikëri dhe ashtu siç duhet nga ana e të gjitha universiteteve veç e veç është dorëzuar gjatë periudhës prej muajit maj 2023 gjer në dhjetor 2023 gjer te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, themeluesit të universiteteve.
Lidhur me kronologjinë, respektivisht zhvillimin e ngjarjeve rreth (mos)nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive, ua sjellim në kujtesë se në fillim të dhjetorit kemi dërguar një letër gjer te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shenjë të rikujtimit të nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive. Pra, ia kemi tërhequr vëmendjen se po skadon afati për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive.
Gjatë muajit shkurt të këtij viti u vu në zbatim realizimi i Marrëveshjes Kolektive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup dhe u bë pagesa e pagave sipas Marrëveshjes së re Kolektive. Menjëherë pas kësaj, të gjitha pesë sindikatat e universiteteve publike dërguam kërkesë për t’u pranuar urgjentisht te kryetari i Kuvendit. Më 15 shkurt 2024 u pranuam nga kryetari i Kuvendit në një takim, ku u tregua fakti se e kemi parashtruar dokumentacionin me kohë dhe se sikur të ekzistonte ndonjë problem me dokumentacionin, do të duhej të informohej secila organizatë sindikale. Në ndërkohë, u kërkua një takim me kryeministrin teknik të RMV, që na u premtua se do të realizohet më 2 mars 2024, por ky takim nuk u realizua. Pastaj më 4 mars 2024 u organizua protesta e qetë dhe dinjtoze.
“Ne nuk merremi me politikë!”
Edhe njëherë duam ta theksojmë përmasën qytetare të aktivizmit sindikalist të sindikatave të të punësuarëve në pesë universitetet publike dhe distancimin nga çfarëdo qoftë ndikimi politik, në veçanti kur kihet parasysh periudha parazgjedhore në të cilën zhvillohet edhe kjo përpjekje sindikaliste, jo me fajin dhe përzgjedhjen e sindikatave, por për shkak të mungesës së dëshirës dhe vullnetit të Kuvendit dhe Qeverisë që ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive edhe me ne për shkak të siç është thënë mjeteve të paparapara buxhetore për realizimin e të njëjtës edhe për pesë universitetet e tjera publike
Sindikata e Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip
Sindikata e të punësuarve në Universitetin në Tetovë
Sindikata e të punësuarve në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" - Manstir
Sindikatae të punësuarve në Universitetin "Nëna Terezë"-Shkup
Sindikata e të punësuarve në Universitetin për shkenca informatike dhe teknologji "Shën Apostoli Pal"-Ohër
________________________________________________________________________________________
МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.
Foto: Printskrin