• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demant i MPB-së ndaj konferencës për shtyp të Igor Janushev nga VMRO-DPMNE

Demant i MPB-së ndaj konferencës për shtyp të Igor Janushev nga VMRO-DPMNE

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i demanton ashpër gënjeshtrat që sot në konferencën për shtyp u deklaruan nga Igor Janushev nga partia VMRO-DPMNE, ku ndër të pavërtetat e tjera u tha një gënjeshtër se në SPB Shkup pesë ditë më parë gjoja është resgjistruar se vrajsen e të miturës V.GJ. e ka kryer L.P. ndërsa, gjoja, nuk është ndërmarrë asgjë, thuhet në demantin nga MPB-ja.

"Kjo është një gënjeshtër absolute. Nuk ka një gjë të tillë. Jemi të tmerruar nga vetë fakti që kjo parti po përhap dezinformata edhe për një tragjedi të tillë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe PTHP Shkup në konferencë për shtyp sot kanë prezantuar në detaje gjithçka që është ndërmarrë në lidhje me këtë rast", thuhet në demantin nga MPB-ja.

Nga MPB-ja apelojnë që të ndalet përhapja e gënjeshtrave dhe dezinformatave, të cilat vetëm sa e dëmtojnë hetimin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR