• e premte, 27 dhjetor 2024

Delegacioni parlamentar nga Çekia për vizitë në Kuvend

Delegacioni parlamentar nga Çekia për vizitë në Kuvend

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Musa Xhaferi dhe anëtarët e këtij trupi të punës, sot kanë realizuar takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga deputeti Radek Vondraçek, zëvendëskryetar i Komisionit, i cili po viziton Kuvendin. 

 "Anëtarët e Delegacionit Çek, ku bëjnë pjesë edhe deputetët Peter Beitël dhe Marek Benda, e rikonfirmuan mbështetjen e tyre për integrimin evropian të vendit tonë dhe për tejkalimin e sfidave aktuale në atë rrugë. Xhaferi dhe Vondraçek shkëmbyen mendime për procesin e gjatë integrues të vendit tonë, për pengesat në atë rrugë, si dhe për mbështetjen e vendeve mike tashmë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Republikën Çeke" bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit.

 

Në takim ështpë konstatuar se "vendi ynë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane".

"Në këtë kontekst, Xhaferi ka theksuar edhe pasojat e pritjes së gjatë për hapjen e kapitujve të negociatave, e cila rezulton me zhgënjimin e qytetarëve dhe intensifikimin e migrimeve. Në takim u shkëmbyen mendime edhe për rolin e të dyja vendeve si anëtarë të NATO-s, si dhe për mbështetjen që vendi ynë mori nga Republika Çeke në vitet para anëtarësimit në Aleancë. Në këtë drejtim, u konkludua se një nga vlerat kryesore është solidariteti ndërmjet vendeve evropiane në raport me proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor", theksohet në kumtesë. 

  Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR