• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Delegacioni parlamentar në sesionin pranveror të AP të NATO-s në Luksemburg

Delegacioni parlamentar në sesionin pranveror të AP të NATO-s në Luksemburg

Shkup, 22 maj 2023 (MIA)- Në seancën pranverore AP të NATO-s, që mbahet nga 19 deri më 22 maj 2023 në Luksemburg, Dukata e Madhe e Luksemburgut, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje të: Mile Talevski, në cilësinë e kryesuesit të Delegacionit dhe deputetët Ilija Nikolovski, anëtar dhe Marija Petrushevska, zëvendësanëtare e Delegacionit.

Gjatë sesionit janë mbajtur mbledhjet e rregullta të komiteteve të NATO-s, në rendin e ditës të të cilave janë shqyrtuar disa raporte dhe propozim-deklarata, të cilat duhet të miratohen në prag të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

"Në Komitetin Ndërparlamentar NATO-Ukrainë, kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Zhoel Gerio Mejllam, dërgoi mesazh të qartë mbështetjeje për Ukrainën dhe luftën për qytetarët e saj për lirinë përfundimtare. Oleksandr Kornienko, Bashkëkryesues i Këshillit dhe zëvendëskryetar i Parë i Kuvendi të Ukrainës, theksoi se situata në fushën e betejës është e vështirë dhe dinamike. Ai bëri apel për më shumë ndihmë financiare, armë, municione dhe më shumë sanksione kundër Rusisë, pasi siç theksoi, Ukraina po lufton, jo vetëm për territorin e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë e Evropës. Tregoi marrjen e hapave të nevojshëm, në mënyrë që të sigurohet që krimet e tmerrshme që Rusia ka kryer dhe vazhdon të kryejë në Ukrainë, si krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe aktet e mundshme të gjenocidit, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. E përshëndeti formimin e Tribunalit Special, duke u bërë thirrje vendeve që nuk e kanë bërë këtë të mendojnë për anëtarësimin në këtë tribunal", informojnë nga Kuvendi.

Në kuadër të diskutimit për ekspozimin e vendeve anëtare të NATO-s ndaj kërcënimeve hibride dhe lajmeve të rreme, Talevski theksoi se ato kanë ndikim negativ në kapacitetet demokratike të shoqërive tona, duke synuar uljen e besimit të qytetarëve në qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe perceptimin e tyre se institucionet nuk kanë kapacitet për të trajtuar dukuri të tilla.

"Fatkeqësisht, këto kërcënime janë më dominuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor, krahasuar me vendet tjera evropiane. Për këto arsye, i bëri thirrje NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime për të ndihmuar në zbutjen e situatës", tha Talevski.

Në kuadër të diskutimit për ekspozimin e vendeve anëtare të NATO-s ndaj kërcënimeve hibride dhe lajmeve të rreme, Talevski theksoi e ato kanë ndikim negativ në kapacitetet demokratike të shoqërive tona, duke synuar uljen e besimit të qytetarëve në qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe perceptimin e tyre se institucionet nuk kanë kapacitet për të trajtuar dukuri të tilla.

Deputetja Marija Petrushevska iu referua zgjedhjeve të ardhshme evropiane të vitit të ardhshëm, të cilat po ndodhin në moment kyç për Evropën dhe për këto arsye shtrohet pyetja për nevojën e koordinimit më të madh ndërmjet NATO-s dhe BE-së për t'u marrë me lajmet e rreme gjatë fushatës zgjedhore.

U konstatua se fushata dezinformuese ruse kërcënon seriozisht demokracinë dhe sigurinë e shteteve anëtare, por edhe një pjese të madhe të vendeve partnere të NATO-s dhe se nevojitet angazhim më i madh për edukimin e publikut për njohjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Në këtë drejtim u konfirmua edhe një herë nevoja për hapjen e Qendrës për Qëndrueshmëri Demokratike në NATO, e cila do të luajë rol kyç në mbështetjen e vendeve për tejkalimin e dobësive demokratike të shkaktuara nga fenomene të tilla.

"Sa i përket mbrojtjes në rajonet Baltike dhe të Detit të Zi, deputetët u pajtuan se nevojitet qasje e fuqisme, e unifikuar për përshtatje të rajonit detar verior me mjedisin e ri të sigurisë. Anëtarësimi i Finlandës do t’i forcojë ndjeshëm aftësitë e NATO-s në rajonin e Detit Baltik, por do të nevojitet bashkëpunim më i fuqishëm me qëllim të definimit të rolit të saj në këtë plan. Nga pikëpamja e mbrojtjes, u mirëprit vendimi i presidentit amerikan Xho Bajden t’i lejojë pilotët ukrainas të stërviten me avionë luftarakë F-16. Ai rekomandoi rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, me fokus në modernizimin dhe zgjerimin e prodhimit, një rritje në furnizimin e rezervave të municioneve në të gjithë Aleancën, përdorim më të madh të kontratave shumëvjeçare për të garantuar sigurinë e prokurimeve nga industria private dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet vendeve në prodhimin dhe prokurimin e armëve. Aleatët gjithashtu u pajtuan se nevojitet reduktim i varësisë nga energjia ruse, duke pasur parasysh faktin se Moska vazhdon të gjenerojë të ardhura përmes rezervave të saj energjetike dhe se kjo vazhdon të jetë kërcënim për rendin evropian të sigurisë"; thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë.

Seanca plenare u hap nga Zhoell Gerio Mejllam, Kryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke theksuar se veçantia jonë është forca jonë në marrëdhëniet transatlantike dhe mbrojtja e shoqërive tona të sundimit të së drejtës, jo nga fuqia e forcës. Bëri thirrje për krijimin e Planit Global të rekonstruimit për Ukrainën, pas premierës së ish-Planit Marshall.

Në Seancën plenare mbajtën fjalim Kryeministri i Luksemburgut Havier Betel, Kryetari i Parlamentit, Fernand Etgen dhe Francoa Baush, ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, të cilët konfirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe vendosmërinë për të luftuar autokracitë, për mbrojtje të qëndrueshmërisë demokratike të shoqërive tona.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksi Reznikov dhe kreu i delegacionit ukrainas në AP të NATO-s Jehor Çerniev, të cilët ishin pjesë e prezantimeve të sesionit, pasqyruan situatën aktuale në Ukrainë, duke apeluar për ndihmë të mëtejshme ushtarake për vendin, me pritshmëri specifike nga Samiti i Vilniusit për rrugën integruese të vendit në NATO, garancitë e sigurisë dhe mbështetjen e formulës së paqes të Presidentit Zelenski. Shprehën pritshmërinë që Suedia së shpejti të bëhet anëtare e Aleancës, e cila do ta vendosë Detin Baltik nën kontrollin e plotë të NATO-s. Deputetët patën mundësinë të shkëmbejnë mendime me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirçea Xhoana, lidhur me situatën aktuale dhe aktivitetet e ardhshme të Aleancës, i cili theksoi veçanërisht nxitjen e bashkëpunimit të përgjithshëm me vendet partnere dhe me të gjitha vendet në botë me të cilat ndajmë të njëjtat vlera si me BE-në dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Në dritën e samitit të NATO-s në Vilnius, u miratan dy deklarata: për Mbështetjen e Bashkuar dhe Vendimtare për Ukrainën, në të cilën parlamentarët riafirmuan mbështetjen e tyre të parezervë, sovranitetin dhe integritetin e saj dhe të drejtën për vetëvendosje, me mesazh të qartë se vendi i Ukrainës është në Aleancë dhe apel për liderët që të sigurojnë marrëveshje të ardhshme të sigurisë dhe mbështetje të plotë profesionale për Ukrainën për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në NATO. Në deklaratë: NATO e re në epokë të konkurrencës strategjike: përshpejtimi i përshtatjes së NATO-s në Samitin e Vilnius-it, ndër të tjera, u mirëprit edhe miratimi i Konceptit të ri Strategjik të së ardhmes, i cili vendos vlerat demokratike në qendër të përgjigjes së Aleancës ndaj kërcënimeve dhe sfidave të sotme. U shpreh pëlqimi për shpenzimet e reja të mbrojtjes dhe angazhimet për investime pas vitit 2024, duke tejkaluar nivelin minimal të investimit prej 2% të FTV për mbrojtjen. Në seancë delegacioni parlamentar finlandez u pranua zyrtarisht si anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. ls/

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR