• e premte, 27 dhjetor 2024

Delegacioni i MPB-së në Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Delegacioni i MPB-së në Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Dibër, 15 maj 2024 (MIA) - Në Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor me temë “Bashkëpunimi për Siguri dhe Flukset e Migracionit përmes Ballkanit Perëndimor” në kuadër të Procesit të Berlinit, që dje u mbajt në Tiranë, mori pjesë edhe delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së, i udhëhequr nga ndihmësministri në Departamentin për Bashikimin Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Muamet Rexhepi.

"Në konferencë u diskutua për qasjet gjithëpërfshirëse për menaxhimin efikas të migracionit në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër migrimit të tëkundërligjshëm, kontrabandës së migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore", informuan nga Ministria.

Shtojnë se gjatë seancës ministrore të Konferencës, u miratua një deklaratë e përbashkët, e cila theksoi rëndësinë e menaxhimit të integruar të kufirit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të të dhënave dhe shkëmbimit të njohurive.

"Me këtë deklaratë, vendet angazhohen për krijimin e një grup pune rajonal të përbashkët , të përbërë nga udhëheqës/drejtues të policisë kufitare, për të shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë rajonal. Në kuadër të konferencës u mbajt sesioni teknik për mekanizmat për kontroll të përforcuar kufitar “Kërcënimet e sigurisë ndërkufitare duke përfshirë (ndër të tjerave) rrjetet kriminale, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e migrantëve, trafikun e drogës dhe armëve si dhe terrorizmin”, shtojnë nga Ministria.

 

Në këtë sesion morën pjesë Sasho Smileski, ndihmës-drejtor në Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migrime dhe Faredin Zenuni, ndihmës shef i Departamentit për Asgjësimin e Krimit të të Organizuar dhe Serioz pranë Byrosë për Siguri Publike të MPB-së. Në delegacion ishte edhe Vullnet Ademi, këshilltar i përgjithshëm në kabinetin e zëvendësministrit Nazim Bushi.

Në margjinat e konferencës, z. Rexhepi pati një takim dypalësh me z. Majkëll Tomlinson, ministër për Luftën kundër Migracionit të Kundërligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, ku u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve, si dhe vullneti i fortë këtë bashkëpunim për ta thelluar atë edhe në fusha të tjera.

Përveç kësaj, Rexhepi ka zhvilluar një takim bilateral me përfaqësuesit e FRONTEKS-it dhe IOM-it për avancimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të migrimit të kundërligshëm dhe mbrojtjes së kufijve.

Në konferencë, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, tha se është shumë e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim më të gjerë rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbështetje më të fortë nga BE-ja. ls/

Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR