• e premte, 27 dhjetor 2024

Delegacioni i Komisionit parlamentar për çështje evropiane i Republikës Çeke për vizitë në Parlament

Delegacioni i Komisionit parlamentar për çështje evropiane i Republikës Çeke për vizitë në Parlament

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim pune me delegacionin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit Vlladisllav Vilimec.

Kryetari i Komisionit, Arbër Ademi, theksoi marrëdhëniet tradicionale miqësore me Çekinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, që nga fillimi i vendosjes së marrëdhënieve tona të ndërsjella diplomatike, të cilat vitin e ardhshëm do të shënojnë 30 vjet nga vendosja e tyre. Në takim, Ademi përshëndeti angazhimin e shtuar të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në aspektin e progresit dhe përgatitjeve tona për anëtarësim në BE, e në këtë kontekst edhe të Republikës Çeke.

Njëkohësisht, Ademi informon se ka filluar procedura për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, për të cilat do të kërkohet shumicë prej dy të tretash.

Kryetari i Komisionit çek për Çështje Evropiane Vladislav Vilimec, siç theksohet në kumtesën, e konfirmoi mbështetjen e Republikës Çeke për procesin tonë të eurointegrimit, duke theksuar se çdo zgjatje do të thotë humbje kohe dhe mungesë e momentit pozitiv për fillimin e negociatave në BE".

"Njëkohësisht, ai shprehu gatishmërinë për të ndarë përvojat çeke për anëtarësimin në BE. Në diskutim morën pjesë anëtaret e Komisionit, Marija Petrushevska dhe Sanella Shkrijelj, të cilat theksuan gatishmërinë e vendit për zbatimin e reformave të nevojshme evropiane, si dhe përcaktimin e të gjithë qytetarëve dhe partive politike për shtet evropian", informoi shërbimi për shtyp i qeverisë. ls/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR