• e enjte, 26 dhjetor 2024

Delegacioni i BE-së në Rusi hapi profile në Telegral dhe në VK

Delegacioni i BE-së në Rusi hapi  profile në Telegral dhe në VK
Moskë, 24 mars 2022 (MIA) - Delegacioni i Bashkimit Evropian në Rusi sot njoftoi se ka hapur  profile në aplikacionin Telegram dhe në rrjetin social rus VK (Vkontakte), versioni rus i Fejsbukut. Profilet  janë hapur me qëllim që shfrytëzuesit e atyre platformave të njoftohen me ngjarjet më të reja lidhur me BE-në. Delegacioni i BE-së në Telegram dhe në VK do të publikojë deklarata, kumtesa, videomateriale, fotografi dhe grafikona. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR