• e enjte, 26 dhjetor 2024

Delegacioni i BE-së: E theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit

Delegacioni i BE-së: E theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - E theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes kornizë të Ohrit e cila kërkon respektim të plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në administratën publike, thonë nga Delegacioni i BE-së të pyetur për qëndrimin e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”.

"Delegacioni i BE-së vëren vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës vjen pasi qeveria bëri të ditur qëllimet e saja për të reformuar sistemin dhe për të zëvendësuar balancuesin. Presim të shohim propozimet", thonë nga Delegacioni i BE-së.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR