• e mërkurë, 21 janar 2026

Delegacion i QMK-së në Samitin e sigurisë në Dubai

Delegacion i QMK-së në Samitin e sigurisë në Dubai

Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Një delegacion i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), i kryesuar nga drejtori Muhamed Ali, mori pjesë në World Safety Summit 2026 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, dedikuar sigurisë dhe menaxhimit me kriza, i cili u mbajt në kuadër të One Billion Initiative globale.

Në kuadër të samitit, siç informojnë nga QMK-së, drejtori Ali mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse, ku mbajti një fjalim, në të cilin theksoi rëndësinë e forcimit të sistemeve kombëtare dhe rajonale të menaxhimit të krizave, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nevojën për një qasje të përbashkët të koordinuar në përballimin e sfidave bashkëkohore globale. Ai theksoi veçanërisht nevojën për përmirësimin e vazhdueshëm të koordinimit institucional, shkëmbimin në kohë të informacionit dhe forcimin e kapaciteteve të reagimit ndaj gjendjeve të jashtëzakonshme.

"Në samit, Urim Vejseli, drejtues i Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar në QMK, mori pjesë në Këshillin rinor të mbrojtjes civile në Dubai, ku iu drejtua të pranishmëve në rolin e ekspertit dhe iu përgjigj pyetjeve që lidheshin me përfshirjen më të madhe të të rinjve në mbrojtjen civile dhe rolin e tyre në përmirësimin e menaxhimit të krizave. Përveç kësaj, në Këshillin për Inteligjencë artificiale në samit mori pjesë edhe këshilltari shtetëror për Informatikë dhe Telekomunikacion Igorçe Karafilovski, në cilësinë e Chief AI Officer për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Brenda këtij organi, u diskutuan mundësitë për përmirësimin e efikasitetit të menaxhimit të krizave përmes zbatimit të teknologjive moderne të IA-së, si dhe nevoja për të zhvilluar një strategji të rezistencës digjitale", njoftoi QMK.

Sipas QMK, pjesë marrja e delegacionit të Qendrës për Menaxhim me Kriza në  World Safety Summit 2026 paraqet konfirmim të fuqishëm për rolin aktiv dhe përkushtmin e vendit në proceset globale për siguri, transformim digjital dhe menaxhim me kriza. mb/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR