• e premte, 27 dhjetor 2024

Delegacion i Kuvendit për vizitë studimore dyditore në Stokholm

Delegacion i Kuvendit për vizitë studimore dyditore në Stokholm

Shkup, 18 janar 2024 (MIA)- Në ditën e dytë të vizitës studimore për zhvillim demokratik të Riksdagut suedez, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga deputetët: Fadil Zendeli kryetar dhe anëtarët Maja Moraçanin, Martin Kostovski, Aleksandar Veljanovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Snezhana Kaleska Vançeva dhe Dafina Stojanoska diskutuan se si Riksdagu dhe Kuvendi e miratojnë buxhetin e shteteve.

Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit gjatë vizitës kanë dominuar pyetjet për rolin kryesor të Komisionit për Financim në mbikëqyrjen e përpjekjeve të Riksdagut për të menaxhuar buxhetin e shtetit dhe mënyrën se si përgatitet buxheti i shtetit në Ministrinë e Financave, cilat janë dallimet në krahasim me propozimet për buxhetin e opozitës, si dhe mënyrën se si komisionet e ndryshme angazhohen dhe kontribuojnë në procesin e miratimit të vendimeve në lidhje me ndarjen e buxhetit.

Deputetët, siç theksohet iu referuan mësimeve të nxjerra gjatë bashkëpunimit dhe diskutuan se si të vazhdohet puna me institucionet e forta demokratike dhe vlerat demokratike. Vëmendje e veçantë iu kushtua panel-diskutimit për dialogun demokratik mes partive qeveritare dhe opozitës, përkatësisht për mirëkuptimin dhe respektimin e mosmarrëveshjeve politike, dallimet mes shumicës parlamentare dhe opozitës, negociatat ndërpartiake, kompromiset dhe konsensusi.

Paneli i dytë iu kushtua transparencës dhe antikorrupsionit si elementë kryesorë të besimit në sistemin demokratik. U theksua rëndësia e besimit në institucionet funksionale, transparenca në punën e parlamentit, kushtet e punës së gazetarëve në parlament, si dhe institucionet e antikorrupsionit, të pavarura dhe të paanshme.

Panelet e tjera diskutuan mbi barazinë gjinore dhe demokracinë, si dhe mbi kontrollin parlamentar. Temat mbizotëruese ishin përfaqësimi në parlament, si dhe përfaqësimi në shoqëri, kushtet e punës së grave deputete, sfidat kryesore në avancimin e barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta si element kryesor i demokracisë.

Për sa i përket kontrollit parlamentar, theksohet në kumtesë u diskutuan instrumentet e ndryshme të kontrollit parlamentar, si pyetjet e deputetëve dhe interpelanca, Enti Shtetëror i Revizionit dhe kontrolli parlamentar i Qeverisë dhe agjencive publike, për të siguruar që ato punojnë në mënyrë efikase, në përputhje me sundimin e së drejtës. Paralelisht me programin për deputetët u realizua edhe programi për shërbimin e Kuvendit, në të cilin u diskutuan shumë tema të rëndësishme për përgatitjen më të mirë të shërbimit parlamentar si shërbim për deputetët.

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR